Vazhdojnë problemet për Realin, “galaktikët” humbin për tre javë edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2024 | 15:57

Vazhdojnë problemet për Realin, “galaktikët” humbin për tre javë edhe…

Saga e dëmtimeve vazhdon të godasë Realin e Madridit. Si të mos mjaftonte një listë e gjatë të dëmtuarish, një tjetër lojtar është shtuar në infermieri. Bëhet fjalë për sulmuesin Hoselu, i cili pritet të mungojë në tri javët e ardhshme, siç raportojnë mediat spanjolle.

HOSELU

Në fakt kishte disa ditë dyshime për të në Valdebebas. Që nga fillimi i javës ai nuk ishte stërvitur normalisht. Fillimisht u duk si një ndrydhje në kaviljen e djathtë (e nisi në Vajekas), por lojtari iu nënshtrua testeve mëngjesin e së premtes dhe rezultatet kanë qenë pesimiste.

Sulmuesi vuan nga një edemë kockore dhe është i detyruar të qëndrojë disa kohë jashtë fushave. Burimet e klubit bëjnë me dije se ai do të mungojë për rreth tri javë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"