“Vari këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare, ish-mesfushori i Kombëtares me fjalë zemre pas tërheqjes nga futbolli i luajtur 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 20:16

“Vari këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare, ish-mesfushori i Kombëtares me fjalë zemre pas tërheqjes nga futbolli i luajtur 

Dueli i ditës së djeshme ndaj Luzit 2008 ishte i fundit në karrierë për mesfushorin Sabjen Lilaj, që vendosi të “varte këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare. 

 sabien lilaj

I lindur në Maliq, Sabjeni hapat e para të karrierës së tij si profesionist i hodhi te Tirana, ku edhe spikati, teksa më pas u transferua te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci, ku ishte dhe shok skuadre me Marcelo Brozoviç. Mesfushori pas aventurës kroate, në vitin 2012 vendos të transferohet te Skënderbeut, ku me fanellën e skuadrës korçare shkroi historinë, duke arritur shumë suksese.  

Sabjen Lilaj

34-vjeçari gjatë karrierës së tij pati dhe një aventurë të shkurtër europiane me Kukësin, ndërkohë që pas largimit nga Skënderbeu në 2018, u transferua te Gabala në Azerbajxhan, ku qëndroi 1 sezon, ndërkohë që në 2019, luajti me Nes Zionën në Izrael. Në 2020 u mbyll dhe aventura europiane për Lilajn, teksa dy stacionet e fundit për të ishin Prishtina 2020-2022 dhe Dinamo e Tiranës, klubi ku ditën e djeshme mbylli karrierën si kapiten.  

Sabjeni

Ndërkohë nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, nuk kanë munguar fjalët e zemrës nga mesfushori, për karrierën e tij të suksesshme.  

“Që kur isha i vogël ëndërroja që të bëhesha futbollist. Sot, pas një karriere të gjatë dhe me ëndrrën e bërë realitet, kam vendosur që t’i jap fund futbollit të luajtur! 

Ka qenë një udhëtim i bukur. Mes sakrificës e pasionit munda të luaj në skuadrat më të mira brenda dhe jashtë vendit, ku jam munduar të jap maksimumin tim, ndërsa me krenari vesha edhe fanellën më të bukur, atë të kombëtares kuqezi!  

Dua ti falënderoj të gjithë presidentët dhe trajnerët me të cilët kam punuar, gjithashtu edhe tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë në këto vite. Ka qenë një privilegj, që gjatë gjithë këtij rrugëtimi, të mund të përjetoja të gjithë këto momente të çmuara të lojës së bukur”, shkroi Lilaj.  

lilaj2

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"