“Van Gal ka ndryshuar Holandën”, Bushi në “Qatar N’24”: Argjentina s’bind, nuk kalohen Brazili e Franca vetëm me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2022 | 22:51

“Van Gal ka ndryshuar Holandën”, Bushi në “Qatar N’24”: Argjentina s’bind, nuk kalohen Brazili e Franca vetëm me Mesin

Alban Bushi mendon se përballja e parë çerekfinale mes Holandës dhe Argjentinës do të jetë shumë e balancuar. Duke folur në “Qatar N’24” në “News 24”, ai theksoi se të dy skuadrat vinin me tablo të ndryshme në këtë duel.

bandicam 2022-12-03 22-31-28-949

“Van Gal ka ndryshuar Holandën tërësisht, me një lojë duke pritur. Por edhe duke pritur fitohet. Ka bërë një Holandë tjetër. Me Argjentinën e pret një ndeshje tjetër, por me sa pashë sot Argjentina ka probleme.

Mendoj se duke parë Argjentinën sot dhe Holandën duke u mbrojtur aq mirë, mendoj se do të jetë e vështirë. SHBA humbi nga eksperienca, se Holanda ka brumin e bluzën e rëndë. SHBA ka një ekip të ri, në të ardhmen do të bëjë mirë se ka të rinj dhe dinamikë. Mbajti topin dhe tregoi atë që dinte të bënte që në ndeshjet në grupe. Holanda ishte cinike ndaj edhe fitoi.

Në 30 minutat e parë Australia ishte vendosur mirë në fushë, i mungonte dribluesi dhe nuk kishte strategji për të mundur Australinë. Unë jam me Argjentinën dhe do të kisha dëshirë ta merrte Argjentina ose Brazili. Gjëja pozitive që shfaq është kur një ekip i luan hapur, por kur i luajnë më mbyllur, përveç Mesit nuk mund të bëjë askush asgjë. Por nuk mund të nisesh për të fituar vetëm me Mesin. Po të mos kishin sot Mesin do ta kishin të vështirë për ta çarë. Argjentina nuk të jep besim me kundërshtarë si Brazili e Franca, se vetëm me Mesin është e vështirë që të mundësh ato ekipe”, tha Bushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"