Van Gal bëhet rekordmeni i Holandës, askush si ai në drejtimin e “tulipanëve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2022 | 16:09

Van Gal bëhet rekordmeni i Holandës, askush si ai në drejtimin e “tulipanëve”

Luis Van Gal ka arritur të kthejë përsëri Holandën në nivelet më të larta dhe pasi siguroi praninë e saj në Botëror, i ka lënë pasardhësit të tij edhe një vend në finalet e Ligës së Kombeve, falë suksesit ndaj Belgjikës.

Van Gal

Ky sukses i Holandës ishte fitorja e 37 e tij në drejtimin e kësaj përfaqësueseje, ku ka qenë në pankinë në 3 periudha të ndryshme (2000-2002, 2012-2014 dhe 2021-2022). Në këtë mënyrë, ai barazoi Dik Advokat në kreun e renditjes së trajnerëve më fitues në historinë e Holandës pasi edhe ky i fundit kishte regjistruar 37 fitore në drejtimin e saj.

Megjithatë, Van gal e ka arritur këtë shifër më shpejt, në 58 ndeshje në stol, ndërsa Advokat iu deshën 62. Deri në fund të këtij viti, mes miqësoreve dhe pjesëmarrjes në Botëror, rekordi i fitoreve pritet të bëhet plotësisht i Van Gal, duke e kthyer edhe më shumë në një legjendë trajnerin e njohur holandez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"