Van Basten flet për kohën tek Milani: Me fat që isha pjesë e një klubi të madh, holandezët dhe italianët bënin një kombinim perfekt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 29, 2024 | 10:48

Van Basten flet për kohën tek Milani: Me fat që isha pjesë e një klubi të madh, holandezët dhe italianët bënin një kombinim perfekt

Marko Van Basten ka kujtuar kohën e tij te Milan në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat italiane, ku ka folur së bashku me dy ish-lojtarë të tjerë holandezë të “Djallit”, Frank Rijkard dhe Rud Gulit.

jhgfjh

“Ne ishim me fat që gjetëm një klub të madh, një stadium të madh, një president të madh, por mbi të gjitha lojtarë të mëdhenj. Mbrojtës si Maldini, Barezi, Kostakurta, Tasoti… Italianët dhe holandezët së bashku krijuan një grup shumë të veçantë dhe të fortë. Arritëm të fitonim shumë në mbarë botën, në Itali dhe në Europë. Mendoj se mund të jemi vetëm të lumtur dhe mirënjohës ndaj lojtarëve të tjerë që gjetëm në atë grup”, deklaroi ish-lojtari i Milanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"