Van Basten e kritikoi, Van Dajk i përgjigjet legjendës: Nuk është kurrë pozitiv, e lehtë të flasësh nga studio

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2022 | 21:46

Van Basten e kritikoi, Van Dajk i përgjigjet legjendës: Nuk është kurrë pozitiv, e lehtë të flasësh nga studio

Marko Van Basten ka qenë vazhdimisht një nga zërat kritikë ndaj përfaqësueses aktuale të Holandës. Ish-futbollisti i njohur holandez, ka kritikuar paraqitjet e fundit dhe sidomos atë ndaj Ekuadorit, ku ekipi tregoi shumë vështirësi në të gjitha aspektet e lojës.

van dajk

Fjalë të cilat nuk i kanë pëlqyer Virxhil Van Dajk, i cili u kritikua direkt nga ish-sulmuesi legjendar si një kapiten jo në lartësinë e duhur që kërkon Holanda.

“Nuk mendoj se ai është ndonjëherë pozitiv në komentet e tij ndaj çfarë të bëj? Është e lehtë të flasësh nga studio. Unë një dështim si kapiten? E çfarë të bëj pas këtyre fjalëve? Unë nuk fshihem asnjëherë, unë mundohem të drejtoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ishte përgjigja e mbrojtësit ndaj legjendës Van Basten i cili padyshim që nuk do të kursehet të replikojë përsëri me Van Dajk.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"