Uoker: Viniciusit i thashë pas ndeshjes që të mos më bëjë meme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 14:48

Uoker: Viniciusit i thashë pas ndeshjes që të mos më bëjë meme

 Kajl Uoker shënjestron finalen e Champions-it dhe komenton edhe duelin e tij special që do të ketë, ashtu si në “Bernabeu” një javë më parë, sërish sot në “Etihad” me Viniciusin.

uoker

“Nuk mendoj se është një ndeshje që ne duhet të kemi Plan A dhe B, është një ndeshje skuadre. E imja është një betejë personale kundër një prej lojtarëve më të mirë në botë. Unë jam përballur me shumë lojtarë që kanë qenë po aq të fortë sa ai. Cilindo do të zgjedhë trajneri të luajë përballë tij, do të jetë një betejë e madhe. U ndjeva i provokuar nga driblimi? Unë shkova që ta përqafoj pas ndeshjes, sepse ai provoi ylberin. I thashë të lutem mos e provo sërish atë, sepse do të bëhem objekt talljesh. Edhe boksierët kanë një betejë dhe në fund të saj shkojnë dhe shtrëngojnë duart.

Duhet t’u japim respekt, sepse ata e meritojnë. Unë do ta respektoj sërish, por deri atëherë do të jetë luftë. Shpresojmë që të marrim rezultatin që duam. Ky grup lojtarësh është mjaftueshëm i zoti për të fituar Champions-in”, tha mbrojtësi në konferencë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"