Uimbëlldon mbyllet me surprizë te femrat, ish-tenistja ruse triumfon në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2022 | 17:50

Uimbëlldon mbyllet me surprizë te femrat, ish-tenistja ruse triumfon në finale

Elena Rybakina ka shkruar emrin e saj në “Librin e artë” të fituesve të turneut të Uimbëlldon për femra, pasi mundi sot në finale numrin 2 të botës, tunizianen Ons Xhabur. Pasi humbi setin e parë 6-3, tenistja 23-vjeçare triumfoi në setin e dytë dhe të tretë me shifrat 6-2, duke bërë të sajin një nga turnetë më prestigjiozë në botë.

3,w=993,q=high,c=0.bild

Kështu, Rybakina u bë tenistja e parë e Kazakistanit që fiton një nga turnetë Grand Slam, por nuk do i shmanget polemikave më shumë se sa do të kujtohet për këtë rekord të veçantë.

Ajo në fakt është ruse, e lindur në Rusi dhe jeton në Moskë. por ajo ka marrë pjesë në turne e regjistruar si teniste kazake, pasi përfaqëson këtë shtet që në vitin 2018. Tenistet ruse dhe bjelloruse nuk lejoheshin që të merrnin pjesë në aktivitetin e këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë. “Unë përfaqësoj Kazakistanin pasi ata kërkonin lojtarë dhe unë kisha nevojë për ndihmë. Kazakët besuan te unë dhe kjo është mënyra se si gjetëm njëri-tjetrin”, ka shpjeguar vetë tenistja 23-vjeçare.

Por ajo refuzoi të thoshte nëse e ndjente më shumë veten si ruse apo si kazake. “Është një pyetje e vështirë. Unë përfaqësoj Kazakistanin, kjo më bën të lumtur. Dhe shtëpia ime është në udhëtim. Unë stërvitem në Sllovaki, jam shumë rrallë në Moskë”, shpjegoi numri 23 në renditjen botërore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"