UEFA pezullon me 3 ndeshje Arapin, klubi nxiton për një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2015 | 12:39

UEFA pezullon me 3 ndeshje Arapin, klubi nxiton për një mbrojtës

ARAPIRenato Arapi pezullohet me tri ndeshje nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s. Vendimi, nga ana e ndërkombëtarëve, është marrë dje, ndaj tashmë është zyrtare, qendërmbrojtësi nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme kundër Milsamit, por edhe në “play off”, gjithnjë nëse ekipi kualifikohet më tej. Në Korçë shpresonin që penalizmi të mos ishte kaq i ashpër, megjithatë stafi teknik dhe ai drejtues ishin deri diku të përgatitur, pasi masa ishte e pashmangshme.

Një mungesë e rëndësishme kjo përSkënderbeun, që tashmë duhet të bëjë llogaritë pa mbrojtësin deri në fund të fazës paraeliminatore. Tashmë, Skënderbeu e gjen veten pa dy mbrojtësit Osmani dhe Arapi që do të mungojnë disi gjatë. Pikërisht ai repart difensiv që dukej më i populluari në fillim të sezonit, tashmë është i gjithi në emergjencë. Ndaj në klub ndihen të detyruar që të ndërhyjnë menjëherë në merkato për të afruar një lojtar për këtë rol.

Pasi gjetën refuzimin e Tiranës për huazimin e Ervin Bulkut për ndeshjen e kthimit ndaj moldavëve të Milsamit, emra të shumtë janë lakuar. Vetë presidenti ka sqaruar se do të gjendet zëvendësuesi i Arapit, por të paktën deri dje nuk ka pasur asnjë risi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"