U shpall kampion në Spanjë, Pedri: Kemi një skuadër që do të dominojë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2023 | 14:15

U shpall kampion në Spanjë, Pedri: Kemi një skuadër që do të dominojë në Europë

Pedri është një nga futbollistët e zgjedhur nga marka “Adidas” për t’i dhënë formë shumë projekteve të saj. Lojtari i Barcelonës është një nga imazhet kryesore të firmës gjermane, siç u dëshmua në Botërorin e fundit në Katar. Mesfushori ka folur për triumfin në La Liga, duke vënë në dukje festimet madhështore me publikun rrugëve të Barcelonës.

PEDRI

“Ka qenë një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime. Është titulli i parë i madh që ka arritur me Barçën, me ekipin e jetës sime dhe shpërblimi për punën e gjithë sezonit. Festimet në rrugë dhe në stadium, së bashku me tifozët tanë, kanë qenë të pabesueshme. Shpresoj që në vitet e ardhshme të mund të përsërisim dhe të vijnë shumë tituj të kësaj rëndësie, sepse Barça duhet të luftojë sërish për gjithçka”, tha ai.

Për Pedrin, objektivi i radhës i Barcelonës është të fitojë edhe në Kupat e Europës. “Vitet e fundit nuk kanë shkuar mirë në Europë, ndonjëherë edhe për pak fat të keq, por ne kemi një ekip të ri dhe në rritje që me siguri do t’i sjellë gëzim Europës së shpejti. Siç thashë, ia vlen vetëm të luftosh për gjithçka”, tha Pedri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"