U rikthye nga dëmtimi, portieri Abdullahu: Besoj se e mundim Erzenin, jam te ekipi më i mirë në Shqipëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 17:48

U rikthye nga dëmtimi, portieri Abdullahu: Besoj se e mundim Erzenin, jam te ekipi më i mirë në Shqipëri

Tirana do të përballet në transfertë ditën e nesërme përballë Erzenit, e vlefshme për javën e 14-të të Superiores. Portieri i bardhebluve, Mustafë Abdullahu, u rikthye nga dëmtimi dhe ishte titullar për sfidën me Kukësin. Ai u shpreh se tashmë është në formë dhe skuadra do të kërkojë fitoren përballë shijakasve.

abdullahu

“Tre-katër javë intensive, me stërvitje, me rikuperim. U ktheva sa më mirë dhe jam i gatshëm për ekipin.

Me Kukësin ishte sfidë e vështirë, nuk e menaxhuam as mirë, por morëm pikët që na duheshin dhe u kthyem më të fortë.

Kam lozur në Kategorinë e Parë, por jam te ekipi më i mirë në Shqipëri dhe ndihem shumë mirë.

Erzeni na mundi fazën e parë? Besoj se do i mundim tani.

Derbi? Të shohim njëherë sfidën me Erzenin. T’i marrim ndeshjet me radhë. Pas Erzenit vjen derbi”, u shpreh Abdullahu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"