U prit si hero tek kombëtarja e Gjermanisë, Kros: Nuk fitohet i vetëm Europiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 13:20

U prit si hero tek kombëtarja e Gjermanisë, Kros: Nuk fitohet i vetëm Europiani

Toni Kros është prononcuar për herë të parë nga gjiri i përfaqësues gjermane, pas largimit në vitit 2021.

kros

U aludua se “galaktikat” nuk do e vishte më kurrë fanellë e “pancerave” pas “Euro 2020”, por ja që “profecia” e 34-vjeçarit rezultoi e gabuar. Ai u shfaq i lumtur mbi numrin e konsiderueshëm të talenteve në përbërje, ama e devijoi besimin e tifozëve, se rikthimi do rezultojë çelësi i suksesit në triumfin e Kampionatit Europian:

RIKTHIMI- “Nihem mirë. Gjithmonë kam pasur emocione pozitive sa herë që jam grumbulluar me përfaqësuesen. Edhe pse i kemi pasur ditët e limituar në haspirën kohë rreth grumbullimit, përgatitja ka qenë intesive dhe produktive. Shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë, duke nisur me takimin kundër Francës”, tha Kros.

GRUPI-“Pjesa kryesore e ekipit përbëhet nga talente me cilësi vërtetë për t’u duartrokitur. E kam ndjekur ecurinë e tyre. Me disa ishte hera e parë që i takoja. Gjithsesi ndërthurja mes eksperiencës dhe kualiteteve nga emrat si Musiala apo Virc do na shërbejë për të krijuar ekip solid dhe efikas në fazën ofensive”.

PRITSHMËRITË-“Nuk mund ta fitoj Kampionatin Europian i vetëm. Megjithatë duke marrë parasysh pozicionin që unë mbuloj në fushë është i qartë kontributi në masë, kontrolli i lojës dhe ndërtimi i aksioneve të shpejta. Do përpiqem të ndihmojë ekipin sa më shumë, gjithësi nuk varet gjithçka vetëm prej meje. Krijimi i një asambli të bashkuar dhe me filozofi të volitshme mund të na ngrejë shumë lartë”, vijoi mesfushori 34-vjeçar.

E ARDHMJA-“Ende asnjë mendim konkret. Përpara nisjes së turneut madhor në rang kombëtaresh do marrë vendimin final. Shumë gjëra i kam të paqarta, plus jam pa kontratë në përfundimin e sezonit aktual. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi Toni Kros. Pritet që “regjizori” i Real Madrid të marrë pozitë të rëndësishme në bërthamën e Gjermanisë. Manuel Nojer, Tomas Myler dhe Ilkai Gyandoan janë “plakushët” që trajneri Nagelsman i ka besuar në listën prej 26 lojtarëve kundër Francës dhe Holandës.

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"