”U përplas me trajnerin”, në Itali zbulojnë prapaskenat e përjashtimit të Etrit Berishës nga ndeshjet e Torinos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 20:26

”U përplas me trajnerin”, në Itali zbulojnë prapaskenat e përjashtimit të Etrit Berishës nga ndeshjet e Torinos

Mungesa e Etrit Berishës nga ndeshjet e fundit të Torinos, përfshirë dhe Kupën e Italisë, nuk ka qenë thjesht për arsye teknike. Mediat italiane kanë zbuluar se qëndrimi jashtë formacionit apo as në pankinë i portierit në ndeshjet e fundit të torinezëve, ka ndodhur për arsye që nuk kanë lidhje me paraqitjet e tij në fushë apo stërvitje.

berisha

Sipas ”Tuttosport”, gjithçka ka lindur nga një përplasje e ndezur në stërvitje me trajnerin Juriç. Që nga ai moment, portieri është zhdukur nga listat e Torinos, i cili provoi me çdo kusht që ta shiste në janar, por pa gjetur një blerës për gardianin e kombëtares shqiptare.

Berisha nuk heq dorë nga rroga e tij prej 800 mijë eurosh në sezon që përfiton te Torino, klub ku ka kontratë deri në verën e vitit 2024. Skuadrat që u interesuan për të, nuk ia afruan kësaj shifre, ndaj merkato e janarit u mbyll pa oferta konkrete për portierin i cili mbetet te Torino, por me sa duket pa pasur asnjë shans real që të zbresë në fushën e lojës deri në verë, kur do të kërkohet sistemimi i tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"