U ndëshkuan nga një penallti, trajneri i Orikut nuk përmbahet: Protesta e drejtë, nuk jepet ai 11-metërsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2023 | 14:19

U ndëshkuan nga një penallti, trajneri i Orikut nuk përmbahet: Protesta e drejtë, nuk jepet ai 11-metërsh

Arlind Rustemi ka mbetur i zhgënjyer nga rezultati final i kësaj ndeshjeje dhe sidomos nga penalltia, por paralajmëron se nuk do të dorëzohen.

ARLIND RUSTEMI

“Jemi të zhgënjyer që dolëm pa pikë nga Fieri. Nuk pashë ndonjë diferencë të madhe mes skuadrave. Gjithçka u vulos nga një penallti shumë e dyshimtë. E drejtë për ne të protestojmë. Nuk është hera e parë dhe as e fundit nuk do të jetë, por me Apoloninë ishte kaq flagrante. Luajmë si të barabartë, por nuk u trajtuam si të tillë. Këtë e them me bindje të plotë. Mesazhi që u jap të gjithëve është një dhe vetëm: Oriku do të luftojë deri në fund për të mbijetuar. E lehtë nuk do të jetë, por as e pamundur”, përfundoi tekniku i orikasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"