U nda nga modelja, por i vendosi kamera të fshehtë ta përgjonte. Ish-ylli argjentinas i mërzitur: Nuk pashë asgjë, se kisha probleme interneti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2023 | 22:45

U nda nga modelja, por i vendosi kamera të fshehtë ta përgjonte. Ish-ylli argjentinas i mërzitur: Nuk pashë asgjë, se kisha probleme interneti

Për shumë vite me radhë, David Nalbandian ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të lakuar të tenisit Botëror. Por ish-sportisti argjentinas, tashmë në moshën 41-vjeçare bën bujë me një ngjarje të pazakontë.

dfgdfgfggdddgg

Ai është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij, modelja argjentinase Araceli Torrado, e cila ka zbuluar se pas ndarjes, ai i kishte vendosur një kamera të fshehtë në dhomën e gjumit që ta përgjonte. Ajo ishte zbuluar kur vëllai i saj kishte shkuar ta takonte dhe kishte parë një dritë të çuditshme pas një paneli ventilimi.

cxxccvcvxcvxcv

Modelja ka deklaruar për mediat argjentinase se ishte tronditur nga ky zbulim. “Tmerr i papërshkrueshëm! Ai jo vetëm më shikonte, por mund të më shihte edhe lakuriq”. Fillimisht akuza e saj u hodh poshtë nga hetuesia, por më pas ajo dorëzoi regjistrime audio dhe mesazhe ku Nalbandian pranoi krimin.

Ndërkohë, ish-ylli i tenisit, as nuk shqetësohet nga kjo ngjarje, siç tregoi me deklaratën e çuditshme për “La Nacion”. “A doni që unë të jem i sinqertë? Po, kam vendosur kamerën. Por nuk mund të shihja asgjë sepse kishte probleme me internetin.”

397577414_348809517805833_3850043984203581077_n 387266908_1294390524547885_8356286077887791579_n 378008339_679469677427217_7337056561552941480_n 375129796_1032283724864860_2844229974716957723_n 373654566_709786917671284_8904222718422925727_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"