U mund nga Kastrioti, Tetova është i qetë: E sigurojmë Europën në ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 17:33

U mund nga Kastrioti, Tetova është i qetë: E sigurojmë Europën në ndeshjen e radhës

Humbja përballë Kastriotit nuk shqetëson shumë trajnerin e Egnatias, Edlir Tetova. Ai ka theksuar se në javën e ardhshme, ekipi i tij mund të sigurojë Europën ndaj nuk do të thotë se skuadra po mendon për Kupën.

bandicam 2023-05-17 17-24-35-002

“Mendoj se filloi pjesa e parë me një plogështi, ekipi nuk ishte në ditë të mirë sot. Edhe pse doli Malota me të kuq, nuk ishte freskia që kemi gjithmonë. Kjo është edhe normale për faktin se javët janë të ngjeshura, por shpresojmë ta kalojmë këtë gjë dhe të jemi gati për ndeshjen e radhës.

Janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur, ne do të shohim ndeshjen e radhës. Ne kemi mundësi ta shohim Europën nga kampionati si fillim, se Kupa është në fund. Do të bëjmë maksimumin për fitore në ndeshjen e radhës, aty sigurohet gjithçka. Pastaj Kupa është një finale dhe një ekip do të triumfojë, nuk është asgjë e sigurt në Kupë”, tha Tetova për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"