U mposhtën nga Plzeni në “Air Albania”, por ja si mund t’ia dalë Ballkani i Ilir Dajës të kualifikohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 20:48

U mposhtën nga Plzeni në “Air Albania”, por ja si mund t’ia dalë Ballkani i Ilir Dajës të kualifikohet

Ballkani i Ilir Dajës ishte i pafat mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga çekët e Plzen me rezultatin 0-1 në duelin e zhvilluar në “Air Albania”. Por pavarësisht kësaj humbjeje, skuadra nga Suhareka, ka ende shanse, për të synuar kualifikimin në ndeshjen e fundit.  

BALLKANI NDESHJA

Po si mund t’ia dalë Ballkani? Kampionëve të Kosovës, do t’iu duhet të triumfojnë në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Dinamos së Zagrebit, ndërkohë që Astana, në rast triumfi të Ballkanit, duhet të mos fitojë ndaj Plzen-it në Çeki. Edhe pse një skenar i vështirë, skuadra e Ilir Dajës, do të luajë gjithçka për gjithçka në transfertën kroate.  

BALLKANI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"