ZYRTARE/ U largua nga klubi i Superiores pas 7 sezonesh, skuadra e Kategorisë së Parë zgjedh trajnerin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 22:00

ZYRTARE/ U largua nga klubi i Superiores pas 7 sezonesh, skuadra e Kategorisë së Parë zgjedh trajnerin e ri

Burreli nuk ka humbur kohë për të gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Dorjan Bubeqit. Burime pranë klubit matjan bëjnë me dije se Klevis Hima ka marrë në dorë frenat e skuadrës verdheblu dhe nesër do të nisë nga puna për ndeshjen e së mërkurës me kryesuesit e Bylisit. Hima ka qenë për plot 7 vite në rolin e zëvendës trajnerit tek ekipi i Laçit, teksa pritët të nisë një aventurë të re si trajner i parë.  

hima

Vlen të theksohet se Burreli do të kërkojë të rikthehet te suksesi në kampionat, pas disfatës 1-5 ndaj Luzit 2008, një disfatë kjo që rezultoi fatale për trajnerin Bubeqi. Skuadra matjane momentalisht renditet në vendin e 10-të me 10 pikë në 11 ndeshje.  

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"