U largua nga Besa e Kavajës, sulmuesi 23-vjeçar prezantohet në Superligën e Kosovës me fanellën e Llapit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 23:20

U largua nga Besa e Kavajës, sulmuesi 23-vjeçar prezantohet në Superligën e Kosovës me fanellën e Llapit

Nga Besa e Kavajës në Kategorinë e Parë, te Llapi në Superligën e Kosovës. Ky është itinerari që ka përshkruar ish- futbollisti që në pjesën e parë të sezonit ishte nën urdhrat e trajnerit Lorenc Pashja.

shehu

Skuadra e Llapit e ka prezantuar të mërkurën mbrëma qendërsulmuesin Eduard Shehu, i cili  është 23-vjeçar, ndërsa së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Besës së Kavajës. Kët kalim e ka zyrtarizuar vetë klubi Kosovar përmes një njoftimi në rrjetet sociale

“Shehu më parë ka qenë pjesë edhe e skuadrave si EF Huesca U19 në Spanjë e Barnsley U21 në Angli. Ai është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me ne dhe pret që me besimin e shtabit teknik, t’i tregojë cilësitë e tij”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare në “Facebook”. Shehu me Llapin ka nënshkruar kontratë njëvjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"