U lanë në stol për ndeshjen me Korabin, Dinamo i kompenson minutat lojtarëve te skuadra U-21

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2023 | 13:20

U lanë në stol për ndeshjen me Korabin, Dinamo i kompenson minutat lojtarëve te skuadra U-21

Disa nga lojtarët që ishin në stol kundër Korabit, kanë luajtur edhe dje me Dinamon U-21 (që si për koincidencë luante po me Korabin U-21 dhe barazoi 0-0).

dinamo

Lojtarë si Realf Zhivanaj, Patrik Fetaj, Aurel Marku dhe Orest Kasmollari ishin titullarë, ndërsa Amarildo Gjoni e Alisio Preloshi u aktivizuan në pjesën e dytë.

Blutë po përgatiten për transfertën me Turbinën, që luhet të dielën. Stafi teknik pritet të ketë gati në këtë sfidë edhe Sabien Lilajn e David Ivan, që munguan për arsye shëndetësore.

Ata kanë punuar individualisht dhe pritet që të jenë plotësisht gati për trajnerin Dritan Mehmeti për llogari të javës së 22-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"