U huazua nga Barça te Brajtoni, Ansu Fati rrezikon të mbyllë sezonin para kohe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 17:52

U huazua nga Barça te Brajtoni, Ansu Fati rrezikon të mbyllë sezonin para kohe

Te Barcelona u lumturuan për fitoren dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve përballë Portos, por ndërkohë shqetësohen për një dëmtim të pësuar nga një prej yjeve të tyre, të dhënë në huazim.

FATI

Po flasim për Ansu Fatin, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Notingem Forestit, ka pësuar një tërheqje, ndonëse lajmet nuk janë aspak të mira.

Sulmuesi i Brajtonit e tregoi edhe me mimikën e tij kur u shtri në fushën e lojës se bëhej fjalë për diçka serioze, por edhe pse stafi mjekësor i ka dhënë 2-3 ditë pushim total, për të kuptuar më saktë diagnozën, ata janë pesimistë:

“Besojmë bëhet fjalë për diçka shumë serioze”. E thënë ndryshe, Ansu Fati mund ta ketë mbyllur përpara kohe këtë sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"