U gradua titullar ndaj Bajernit, Asllani më i miri në fushë për Interin/ Ja statistikat dhe nota e shqiptarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 23:57

U gradua titullar ndaj Bajernit, Asllani më i miri në fushë për Interin/ Ja statistikat dhe nota e shqiptarit

Kristjan Asllani realizoi një paraqitje tepër të kënaqshme ndaj Bajernit, në duelin e vlefshme për grupet e Ligës së Kampioneve, që përfundoi me shifrat 2-0 në favor të gjermanëve.

asllani

Duke iu referuar statistikave dhe vlerësimeve të faqes së specializuar “Sofa Score”, talenti shqiptar, reazulton futbollisti më i mirë në fushë për Interin. Asllani është vlerësuar me notën 7.3, duke e justifikuar besimin e dhënë nga trajneri Inzagi.

Asllani Sofa

Në minutën e 48-të, mesfushori shqiptar, u bë protagonist me një asist mjaft të bukur të dhënë për Açerbin, që gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Duket se gradualisht, Asllani po fiton terren te zikaltërit, teksa kërkon të fitojë vendin e titullarit edhe në kampionat. Në sfidën ndaj Bajernit, Asllani fitoi 4 nga 6 duelet në total, si dhe 2 nga 3 topa të gjatë ishin të saktë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"