Postuar: Nëntor 25, 2020 | 9:11
U dënua përjetë sepse dhunoi arbitrin, Disiplina fal futbollistin lushnjar
Ish-futbollistit të Shkumbinit Andi Bakiasi i është hequr përjashtimi përjetë nga futbolli për dhunimin e gjyqtarit të sfidës së sezonit të kaluar në Kategorinë e Parë me Dinamon.
Në seancën e djeshme u vendos që mbrojtësit 32-vjeçar lushnjar t’i hiqet dënimi ekstrem dhe të vendoset në periudhë prove në një vit. Ai paralajmërohet se në rast përsëritjeje të një tjetër shkeljeje disiplinore, do të ndëshkohet sërish.
Dhuna ndaj gjyqtarit të sfidës Shkumbini-Dinamo të sezonit të kaluar, i kushtoi klubit peqinas skualifikimin nga gara dhe zbritjen në Kategorinë e Dytë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"