U dënua me 4 vite pezullim nga futbolli, agjentja Pimenta i jep zemër Pogbasë: Ti nuk dorëzohesh kurrë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 11:35

U dënua me 4 vite pezullim nga futbolli, agjentja Pimenta i jep zemër Pogbasë: Ti nuk dorëzohesh kurrë

Pas vendimit të Gjykatës së Antidopingut me 4 vite skualifikim për Pol Pogbanë, ky i fundit ka vendosur që të nisë betejën personale dhe të vërë në lëvizje një kastë të tërë avokatësh e profesionistësh të fushës, për të ulur apeluar këtë dënim dhe për ta ulur sa më shumë që të jetë e mundur kohëzgjatjen e skualifikimit.

3561050-72530168-2560-1440

Por ndërsa punë për mbrojtjen ligjore të mesfushorit të Juventusit ka nisur, përveç shokëve e miqve, ajo që ka komentuar dhe ka dashur t’i japë zemër Pogbasë ka qenë edhe menaxherja e tij, Rafaela Pimenta, me anë të një postimi: “Në foto me një prej heronjve të mi më të mëdhenj. Me atë që nuk dorëzohet kurrë. Me atë që qëndron në këmbë, pavarësisht çdo gjëje që ndodhë. I pjekur mbi moshën, por mbi të gjitha i pastër në shpirt”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"