U bë protagonist me dygolësh, Ronaldo i Turbinës: Tani nuk ndalem më

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 16:45

U bë protagonist me dygolësh, Ronaldo i Turbinës: Tani nuk ndalem më

Quhet Ronaldo, është brazilian dhe luan në sulm. Të dhënat për një moment të bëjnë të mendosh se po flasim për “Fenomenin”, por jo… Jemi duke folur për lojtarin e Turbinës, Ronaldo Serxhio Kamelio.

turbina ronaldo

Ai u bë protagonist këtë të diel, duke u dhënë fitoren cërrikasve me dygolëshin e tij. Ka ardhur gjatë verës, por vetëm tani është zhbllokuar. 23-vjeçari është në delir dhe enkas për “Panorama Sport” paralajmëron se tani e tutje nuk do të ndalet më.

“Jam shumë i lumtur që më në fund u zhbllokova dhe kam shënuar dy golat e mi të parë me fanellën e verdhë. Kryesore është se i dhashë fitoren dhe tri pikë skuadrës, të cilat ishin shumë me vlerë. Luajtëm mirë dhe e merituam këtë triumf, që na rigriti disi në renditje. Do të synoj golin edhe të mërkurën në transfertën e Fierit.

Kemi dalë nga kriza e rezultateve negative dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara. Kështu që, nuk duhet të ndalemi. Ndaj Apolonisë do të synojmë rezultatin pozitiv. Kjo e fundit ka një ekip të fortë dhe duhet të bëjmë kujdes të mos mundemi.

Edhe një pikë do të na kënaqte në Fier. Shpresojmë shumë ta arrijmë këtë”, përfundon braziliani.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"