U-17: Vllaznia kurorëzohet kampione për të tretën herë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2013 | 12:14

U-17: Vllaznia kurorëzohet kampione për të tretën herë

VllazniaaaVLLAZNIA – LAÇI 1-1
GOLAT: Dyca 28’/ K.Mërdhoqi 47′
VLLAZNIA: Harlicaj (Sherri 41′), Rustemaj (Kola 41′), Krymi, Beci, Tahiraga, Shkambi (Balaj 41′), Çinari, Hasani, Dyca (Rraboshta 41′), Kabuni, Myftia. Trajner: E.Çaku
LAÇI: Hoxhaj, Kalthi, P.Mërdhoqi, Lika (Jushi 45′), Thana, Laska, K.Mërdhoqi, Lepuri (Balozi 50′), Trungshi (Bushpepa 41′), Dedgjonaj, Pjetri. Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: L.Hamiti, P.Simoni, P.Pjetrushi (Lezhë);

Vllaznia e ka konkretizuar me një barazim ndaj Laçit titullin e tretë radhazi kampion të vendit për grupmoshën U-17. Golat e takimit janë shënuar nga Dyca për kampionët e Vllaznisë dhe K.Mërdhoqi për miqtë. Me 74 pikë të grumbulluara, shkodranët e drejtuar nga dyshja Entrio Çaku e Nefail Zhejani janë shpallur për të tretën herë kampionë të vendit. Ekipi i Vllaznisë ka realizuar plot 68 gola dhe ka pësuar vetëm 18 të tillë, duke mos e lëshuar vendin e parë në asnjë javë të këtij kampionati. Dyshja Çaku e Zehjani në tri sezonet që e kanë drejtuar Vllazninë në këtë grupmoshë e kanë shpallur atë tri herë kampione të vendit. Në total kanë zhvilluar 116 takime, nga të cilat kanë arritur të fitojnë 80, barazuar 18 dhe humbur po kaq. Shkodranët në këtë sezon kanë pasur një shpërndarje të golave të shënuar. Megjithatë, dyshja më e mirë e kësaj skuadre Çinari e Dyca mbajnë vendet e para, me 14 gola të realizuar. Tekniku i 17-vjeçarëve, Entri Çaku, u shpreh: “Është diçka tejet e bukur që të arrish të marrësh për të tretën herë titullin kampion. Ishte një kampionat, ku rivaliteti ka qenë vetëm në pjesën e parë të sezonit, se pastaj gjithçka është mbizotëruar nga ne. Megjithatë, do të thosha se puna ka qenë intensive nga ana e djemve. Unë do t’i falënderoja të gjithë për atë çka kanë dhënë këtë sezon, duke treguar një seriozitet të jashtëzakonshëm në punën e tyre. Dua të përmend përkushtimin e të gjithëve në klubin Vllaznia. Pa diskutim që meritë të madhe kanë edhe prindërit e fëmijëve, që na kanë mbështetur në çdo moment. Është një gjë pozitive që të rritësh lojtarë kampionë, të cilët shpresohet që të jenë të tillë edhe me ekipin e parë. Ne po punojnë që t’i rrisim këto filiza për Vllazninë e madhe”.
A.Uruçi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"