U-17: Shkëndija super, barazon Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2014 | 12:01

U-17: Shkëndija super, barazon Tirana

ShkendijaShkëndija e Tiranës, leksion të kuqve
POGRADECI – SHKËNDIJA E TIRANËS 1-4
GOLAT: Demiri 77′ (11-m)/ Mici 8′, 25′, 38′, Osmanaj 17′
Pogradeci: Sulollari, Molla, Çollaku, Kozmallari, Yzellari, Tota, Dervishi, Manellari, Hajrulla, Selko, Laraku. (U aktivizuan: Demiri, Zeka). Trajner: F.Fetollari
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mihidri, Moqi, Kaçupaj, Ropi, M.Haruni, Noka, Haruni, K.Noka, Osmanaj, Goleci, Mici. (U aktivizuan: Papa, Sulejmani, Gjeçi). Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: E.Qello, R.Paramoni, K.Zguro (Korçë)

Shkëndija e Tiranës e nis fazën e dytë me një fitore bindëse në transfertën e vështirë të Pogradecit. Plot katër gola kanë shënuar të besuarit e trajnerit Kostika Sterjo. Gjithçka për skuadrën që përfaqëson shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” është mbyllur në pjesën e parë. Në minutën e 8-të Mici kalon në avantazh Shkëndijën, duke ua bërë më të lehtë miqve vazhdimësinë e ndeshjes. I njëjti autor, i cili ishte edhe lojtari më i mirë në fushë, arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë në fraksionin e parë. Për të plotësuar fitoren 4-0 kishte meritë edhe Osmanaj. Në pjesën e dytë loja u ekuilibrua, por Pogradeci nuk shënoi më shumë se një gol. Tri minuta para përfundimit, Demiri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ky ishte goli i nderit për liqenorët, të cilët nuk e prisnin një humbje të tillë. Pas këtij triumfi, Shkëndija kryesuese e thellon edhe më shumë diferencën nga ndjekësit më të afërt.
Pëllumb Starova

Teuta thyen Vllazninë
VLLAZNIA – TEUTA 1-2
GOLAT: Blinishta 60’/ Trimi 11′, Hyka 73′
VLLAZNIA: Vjerdha, Kola, Frangaj, Balaj, Alla, Rajçeviç, Hoxha, Pusi, Dema, Hebaj, Vecaj. (U aktivizuan: Blinishta, Kaçubeli). Trajner: A.Hasani
TEUTA: Vata, Bashhysa, Hajdini, Hergi, Seferi, Hoxha, Ndraxhi, Vila, Trimi, Mara, Hyka. Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: E.Gjoka, F.Pjetrushi, B.Pjetrushi (Lezhë)

Vllaznia ka humbur ndaj Teutës me shifrat 1-2. Një humbje e papritur për kuqeblutë, të cilët luajtën mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në 40 minutat e para, miqtë nga Durrësi kanë qenë më shumë pranë zonës së kuqebluve. Trimi ka kaluar në avantazh Teutën, ndërsa Blinishta barazoi në pjesën e dytë. Megjithatë, Hyka u dha fitoren durrsakëve me golin e minutës së 73-të.
Admir Uruçi

Në Durrës s’ka fitues
SHKËNDIJA E DURRËSIT – TIRANA 1-1
GOLAT: Xhakolli 60’/ Halili 20′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Shala, Cërriku, Xhakolli, Mustafaj, Uka, Frroku, Kutrolli (Farruku 55′), Cane, Ajdini (Plaku 62′), Shytermja. Trajner: E.Furrxhi
TIRANA: Cara, Toca, Bajo, Hoxhaj, Nuriu, Koldashi, Prendi (Punavia 77′), Joti, Halili (Sadiku 58′), Morina (K.Prendi 46′), Doka. Trajnerë: A.Gallo
GJYQTARË: K.Sheko, M.Llukmani, T.Kasaj (Vlorë)
KARTONË TË VERDHË: Cërriku, Plaku/ Doka, Prendi, Sadiku

Kanë ndarë nga një pikë paratërinjtë e Shkëndijës së Durrësit dhe ekipit bardheblu të Tiranës. Loja e kujdesshme e minutave të para zgjat deri në minutën e 20-të. Pas kësaj, Halili kalon miqtë në avantazh. Vendësit kërkojnë të reagojnë, por pa i ndryshuar shifrat në pjesën e parë. Në pjesën e dytë bregdetarët hidhen në sulm dhe barazojnë me Xhakollin. Gjithçka mbyllet në shifrat 1-1.
Roland Gjini

Partizani, vetëm “X”
PARTIZANI – BESA 0-0
GOLAT: S’ka
PARTIZANI: Selmani, Hoxha, Qesari, Çekaj, Myftari, Rami, Bregu, Barjamaj, Mersini, Lika, Çema. (U aktivizuan: Gjoshi, Balili, Ngjela, Gjuzi). Trajner: N.Çoçlli
BESA: Dajsinani, Shaba, Uku, Brahimaj, Sula, Merhori, Hoxha, Efica, Metolli, Bizhdili, Çela. (U aktivizuan: Cara, Habili, Deliu, Gjuzi).
TRAJNER: I.Duro
GJYQTARË: R.Muska, K.Rrudho, D.Tomori (Tiranë)

Partizani dhe Besa nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1. Në ndeshjen e zhvilluar dje në kompleksin “Dinamo”, rezultati ka përligjur lojën e të dyja skuadrave. Të kuqtë kanë qenë më kërkues, por kjo nuk ka mjaftuar për të arritur fitoren. Rastet e pastra për gol kanë munguar, kësisoj të dyja skuadrat janë pajtuar me rezultatin e bardhë. Kjo pikë kënaqi më shumë Besën.
Feriz Ferizaj

Bindin vlonjatët
FLAMURTARI – DINAMO 2-0
GOLAT: Lazaj 70′, Sino 79′
FLAMURTARI: Sali, Dule, Çela, Myslymi, Deliaj, Bolaj, Shkurti, Beqaj, Sino, Lazaj, Zoto. (U aktivizuan: Maze, Tushi, Demiraj, Muça, Selami). Trajner: G.Mezani
DINAMO: Xhafaj, Bala, Huraku, Hulaj, Sina, Kalemi, Sino, Qato, Nazari, Abazaj, Marinaj. (U aktivizuan: Xhepa, Hasanaj, Shazivari, Qose). Trajner: Xh.Lloshi
GJYQTARË: E.Bega, A.Buzi, E.Jahaj (Fier)

Flamurtari e starton në mënyrën më të mirë fazën e dytë, duke mposhtur në shtëpi Dinamon me rezultatin e pastër 2-0. Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja skuadrat, por edhe me shumë raste për gola. Në pjesën e dytë vlonjatët janë më të qartë në lojën e tyre dhe brenda 10 minutash realizojnë dy gola. Fillimisht është Lazaj që shënon, ndërsa Sino vulos fitoren.
Altin Pavllo

Skënderbeu nuk fal
SKËNDERBEU – KUKËSI 2-1
GOLAT: Menko 17′, Osmani 40’/ Dida 31′
SKËNDERBEU: Dramolli, Fejzolli, Menko, Isa, Zyberi, Shabanllari, Make, Tona, Osmani, Gjançi, Kote. (U aktivizuan: Lika, Qeleshi, Myrteza). Trajner: G.Liçi
KUKËSI: Batusha, Gërmizi, Lleshi, Elezaj, Duraku, Matmuja, Domi, Mici, Demhasa, Dida, Kotarja. (U aktivizuan: Cena, Jonuzi, Elezkurtaj). Trajner: A.Belaj
GJYQTARË: A.Mema, G.Kamolli, K.Jashollari (Pogradec)

Skënderbeu fiton në ndeshjen e parë të këtij viti përballë Kukësit. Takimi u zgjidh që në pjesën e parë, pasi ekipi i Liçit kaloi në avantazh me Menkon në minutën e 17-të. Kuksianët reagojnë mirë dhe gjejnë barazimin me Didën, por në limitet e pjesës së parë është Osmani që shmanget bukur në zonë dhe përballë portierit nuk fal. Korçarët e merituan fitoren.
Llazi Saro

Përmbysje e Laçit
LAÇI – ELBASANI 3-1
GOLAT: Doçi 11′, Mërdhoqi 30′, Gjoni 73’/ Çela 7′
LAÇI: Haxhiu, R.Lika, Balozi, Yzeiraj, Gjoni, K.Lika, Mërdhoqi, Bushpepa, Kashnjeti, Jushi, Doçi. (U aktivizuan: Përgjoka, Stojani, Beqiri, Baboçi). Trajner: N.Tarazhi
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Shabani, Bullari, Veli, Kalemi, Çela, Hidri. (U aktivizuan: Dushku, Dalipi, Karaj, Kamberi). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: B.Dragusha, I.Myrtja, D.Germusha (Shkodër)

Laçianët kanë marrë një fitore me mjaft vlera ndaj Elbasanit. Verdheblutë kaluan të parët në avantazh me Çelën, por nuk arritën ta ruanin atë, pasi të besuarit e Tarazhit përmbysën gjithçka. Bardhezinjtë shënuan tri herë brenda 80 minutave. Doçi barazoi rezultatin, ndërsa Mërdhoqi dhe Gjoni vulosën fitoren 3-1. Elbasani u mundua të reagonte, por nuk pati forcën e duhur.
Vladimir Prenga

Olimpiku fiton derbin “e mbijetesës”
OLIMPIKU – APOLONIA 3-0
GOLAT: Mersini 32′, Lekgegaj 56′, Bardhi 58′
OLIMPIKU: Bushi, Spahiu, Gjalpi, Hoxha (Sefa 64′), Omeri, Aliu (Vata 66′), Bardhi, Basha (Lajthia 66′), Lekgegaj (Shima 71′), Sefa, Mersini (Gazheli 56′). Trajner: Sh.Berberi
APOLONIA: Balo, Naçi, Velo, Çelaj, Mehmetaj, Mehmeti (Hëna 74′), Sulaj, Zeqo (Hysi 54′), Troka, Agalliu (Tomorri 59′), Hasani (Berisha 41′). Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: F.Mata, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Bushi 51’/ Naçi 48′

Olimpiku ka shpërthyer në ndeshjen e parë të fazës së dytë, duke fituar në shtëpi 3-0 ndaj Apolonisë. Ka qenë një ndeshje mjaft e bukur për vendësit, që kanë treguar superioritet në fushë. Në minutën e 32-të, Harold Mersini ka kaluar në epërsi Olimpikun. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 1-0, ndërsa në fraksionin e dytë ka folur çdo gjë për Olimpikun. Skuadra e Shahin Berberit e ka shpërngulur lojën në gjysmëfushën fierake. Kështu, fillimisht Lekgegaj e më pas Bardhi kanë vulosur fitoren 3-0. Të besuarit e Berberit kanë zhvilluar lojën më të bukur të këtij sezoni. Janë dalluar nga ekipi vendës Mersini, Lekgegaj, Bardhi, Gjalpi dhe Gazheli, i futur në pjesën e dytë. Nga ekipi mik diferencën nga lojtarët e tjerë e ka bërë Kristel Velo, i cili mund të themi që ishte futbollisti më i mirë për të dyja skuadrat, si dhe Xhoi Troka. Pas 16 javëve kampionat, Olimpiku është në vend të parafundit, ndërsa fierakët mbyllin tabelën, pasi nuk kanë marrë ende asnjë pikë.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"