U-17: Ngec Shkëndija, poker i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2014 | 13:30

U-17: Ngec Shkëndija, poker i Tiranës

Tirana U-17Partizani merr 1 pikë
PARTIZANI – SHKËNDIJA E TIRANËS 0-0
GOLAT: S’ka
Partizani: Selmani, Hasanaj, Qesari, Rami, Myftari (Doksani 51′), Bajrami, Bregu (Sukaj 71′), Hoxha, Vllacaj (Balili 64′), Lika (Gjoshi 60′), Çema (Mersini 57′). Trajner: N.Çoçlli
SHKËNDIJA E TIRANËS: Papa, Moqi, Domgjoni, Kaçupaj, M.Haruni, Ropi, A.Haruni, Koka, Goleci (Ivani 46′), Noka (Bali 74′), Mici. Trajner: K.Sterjo
GJYQTARË: B.Qato, L.Koçi, M.Sadikaj (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Domgjoni, Kaçupaj, Mici

Partizani ka ndalur kryesuesit e Shkëndijës së Tiranës në një barazim pa gola. Ka qenë një lojë e ekuilibruar dhe me një epërsi të skuadrës së trajnerit Sterjo, por Mici, Goleci dhe Ivani nuk kanë shfrytëzuar rastet për shënim. Të kuqtë kanë rrezikuar me Likën e Çemën në pjesën e parë dhe Doksanën e Mersinin në të dytën. Gjithsesi, takimi është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Abdulla Dushku

Bardheblutë nuk falin
TIRANA – KUKËSI 4-0
GOLAT: Kr.Prendi 23′, Morina 27′, 68′, Kl.Prendi 52′
TIRANA: Cara, Nuriu, Kuka, Bajo, Bushi, Kr.Prendi, Kallaku, Joti, Doka, Kl.Prendi, Morina. Trajner: A.Gallo
KUKËSI: Batusha, Cena, Lleshi, Gërmizi, Halili, Jonuzi, Tejku, Domi, Haxhiu, Gerbeshi, Demhasa. Tarjner: A.Bela
GJYQTARË: M.Shabanaj, A.Subashi, L.Cani (Tiranë)

Tirana ka shkatërruar Kukësin 4-0. Të besuarit e Gallos kanë zhvilluar një lojë të shkëlqyer, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Kristi dhe Klaudio Prendi u bënë protagonistë në minutat 23′ dhe 52′, ndërsa vulosi fitoren dopieta e Klei Morinës. Loja e bardhebluve bëri që kuksianët të rezistonin pak. Miqtë u munduan me Jonuzin, Halilin e Gërmizin, por nuk shënuan asnjë gol.
Abdulla Dushku

Vllaznia bën spektakël
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 1-4
GOLAT: Gjançi 76’/ Hebaj 26′, 34′, 73′, Blinishta 44′
SKËNDERBEU: Dramolli, Tona, Isa, Fejzolli, Gjançi, Foto, Kote, Lika, Zyber, Make, Menko. (U aktivizuan: Osmani, Kita, Myrteza, Këndezi). Trajner: G.Liçi
VLLAZNIA: Kartula, Kukaj, Demaj, Balaj, Kola, Vecaj, Hebaj, Fangaj, Blinishta, Rajçeviç, Pusi. (U aktivizuan: Puka, Alla, Hoti). Trajner: A.Hasani
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Gjoni, U.Korra (Elbasan)
KARTONË TË VERDHË: Gjançi / Pusi

Vllaznia ka gjunjëzuar Skënderbeun në Korçë, duke fituar me rezultatin e thellë 4-1. Heroi i shkodranëve të vegjël ka qenë Hebaj, i cili ka shënuar tri gola. Pjesa e parë u mbyll 0-2 për Vllazninë, ndërsa në fillimin e së dytës thelloi shifrat Blinishta. Për korçarët shkurtoi diferencën Gjançi, por gjithsesi në minutën e 73-të, Hebaj vulosi triumfin e merituar të miqve.
Llazi Saro

Barazim mes tensionit
OLIMPIKU – DINAMO 2-2
GOLAT: Mersini 7′, Bardhi 66′ (11-m)/ Qato 13′, 20′
OLIMPIKU: Bushi, Gazheli, Omeri, Gjalpi, Spahiu, Shehi (Vata 41′), Bardhi, Sefa, Lekgegaj, Mersini, Basha. Trajner: Sh.Berberi
DINAMO: Xhafaj (Dema 14′), Kuraku (Sterkaj 41′), Bala (Sina 63′), Mulaj, Xhepa, Dreni, Simo, Shazivari (Nazari 41′), Qato, Abazaj, Toçilla (Hasaj 70′). Trajner: I.Binjaku
GJYQTARË: S.Bebja, D.Tomorri, A.Stojku (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Gjalpi 85’/ Mersini 13′, Shazivari 24′, Toçila 56′, Xhepa 67′, Nazari 80′
KARTONË TË KUQ: Lekgegaj 81’/ Sina 70′ (në stol), Toçilla 73′ (në stol)

Olimpiku dhe Dinamo kanë ndarë nga një pikë, në një ndeshje ku vetëm në 20 minutat e para u shënuan tre gola. Fillimisht realizoi Mersini për vendësit, ndërsa më pas dy herë Qato për blutë. Bardhi me penallti vulosi barazimin. Pas këtij goli loja bëhet e tensionuar, teksa nuk mungojnë kartonët e kuq në fushë dhe në stolin e Dinamos pas protestave për penalltinë.
Abdulla Dushku

Shehu nderon vlonjatët
POGRADECI – FLAMURTARI 0-1
GOLAT: Shehu 70′
POGRADECI: Sulollari, Kozmallari, Çollaku, Yzellari, Laraku, Çekiçi, Manellari, Liçkollari, Mukollari, Veizi, Selko. Trajner: F.Fetollari
FLAMURTARI: Sali, Begaj, Myslimi, Dule, Shkurti, Deliaj, Shehu, Tushi, Selami, Sadushi, Simo. Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: K.Zguro, R.Paramani, E.Agolli (Korçë)

Flamurtari ia ka dalë në Pogradec, duke marrë tri pikë të arta. Goli i Shehut në minutën e 70-të ka nderuar vlonjatët. Liqenorët në pjesën e parë ishin superiorë, por nuk arritën të shënojnë, edhe pse Manellari e Liçkollari patën raste të pastra. Në pjesën e dytë takimi u baraspeshua dhe vlonjatët përdorën mirë kundërsulmin, duke shënuar në një prej aksioneve me Shehun.
Pëllumb Starova

Apolonia bën surprizën
SHKËNDIJA E DURRËSIT – APOLONIA 1-1
GOLAT: Torra 67’/ Berisha 49′
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Haziraj, Shala, Pepkolaj, Xhakolli, Uka, Hajdini, Mustafaj (Plaku 60′), Cane, Frroku, Ferruku (Cërriku 41′), Torra. Trajner: E.Furrxhi
APOLONIA: Katuci, Velo, Maci, Çelaj, Zeqo, Hysi (Hasani 64′), Troka, Mehmetaj, Sulçaj (Tomorri 76′), Agalliu (Henza 48′), Berisha. Trajner: O.Çuko
GJYQTARË: M.Sina, S.Met-hoxha, F.Greca (Lushnjë)

Apolonia e vendit të fundit ka marrë një pikë ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke befasuar jo pak vendësit. Në pjesën e parë ekipi i trajnerit Furrxhi pati një mori rastesh, por që nuk i shfrytëzoi siç duhet. Kur pritej goli i vendësve, është Berisha ai që kalon Apoloninë në avantazh. Më pas Shkëndija e Durrësit barazon me sulmuesin Torra, por kjo s’mjafton për 3 pikë.
Roland Gjini

Laçi thyen Teutën
LAÇI – TEUTA 2-1
GOLAT: Gjoni 38′, R.Lika 79’/ Mara 56′
LAÇI: Halili, Yzeiraj, R.Lika, K.Lika, Balozi, Mërdhoqi, Gjoni, Bushpepa, Jushi, Doçi, Baboçi. (U aktivizuan: Kashnjet, Haxhiu, Bardhi, Beqiri, Stojani). Trajner: N.Tarazhi
TEUTA: Vata, Hajdini, Lila, Mitralozi, Bashysa, Hoxha, Ndraxhi, Trimi, Përkeqi, Gripshi, Mara. (U aktivizuan: Golike, Dakoli); Trajner: G.Begeja
GJYQTARË: I.Myrtja, A.Mehmedaj, K.Shema(Shkodër)
KARTONË TË VERDHË: R.Lika, Baboçi/ Lila

Kurbinasit e drejtuar nga Ndue Tarazhi vijojnë serinë e rezultateve pozitive, teksa dje kanë mundur Teutën me rezultatin e ngushtë 2-1. Edhe pse nuk kanë zhvilluar një lojë të mirë, bardhezinjtë ia kanë dalë të shënojnë që në pjesën e parë me anë të mesfushorit Gjoni. Miqtë kundërpërgjigjen në pjesën e dytë me anë të Marës, por më pas mbrojtësi Lika i dha fitoren Laçit.
Vladimir Prenga

Elbasani shokon
Besën BESA – ELBASANI 0-1
GOLAT: Shabani 57′
BESA: Osmani, Cara, Uku, Shaba, Brahimaj, Mërhori, Metolli, Hoxha, Çela, Gjuzi, Sula. (U aktivizuan: Habili, Shima, Basha, Deli). Trajner: I.Duro
ELBASANI: Dashi, Dushku, Bullari, Panganika, Avdyli, Hidri, Veli, Meka, Shabani, Stojku, Çela. (U aktivizuan: Dalipi, Kamberaj, File, Salliu). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: O.Ferataj, Xh.Gjata, F.Behari (Patos)

Elbasani ka marrë tri pikë të arta në Kavajë. Ka qenë një lojë e barabartë, teksa në pjesën e parë Besa pati iniciativën, por që nuk diti të shfrytëzonte rastet për shënim me Çelën dhe Sulën. Pjesa e dytë ishte e barabartë, ku edhe miqtë kërkuan të shohin përpara. Falë kësaj këmbënguljeje, Elbasani arriti të shënojë me Shabanin në minutën e 57-të. Ky gol vulosi ndeshjen në Kavajë.
Feriz Ferizaj

Zhgënjen Lushnja
LUSHNJA – VLORA 0-1
GOLAT: Malaj 65′
LUSHNJA: Hila, Dervishi, Zaimi, Çela, Kadiu, Zhuga, Kasapi, Jonuzi, Parangoni, Kapxhiu, Kaja. (U aktivizuan: Zdrava, Quka). Trajner: A.Hysko
VLORA: Nuraj, Dervishaj, Matodashaj, Mataj, Tushi, Velaj, Veraj, Skënderaj, Qarri, Malaj, Veizi. (U aktivizuan: Mata, Kapaj).
TRAJNER: L.Gjondeda
GJYQTARË: M.Dyrmishi, G.Çela, K.Hitollari (Poliçan)

Lushnja ka pësuar një humbje në fushën e saj, duke shuar më shumë shpresat për kalimin në Superligë. Vlora ka marrë tri pikë të arta në ndeshjen direkte, duke u shkëputur me tri pikë në krye të renditjes. Një gol i Malajt në minutën e 65-të i ka dhënë fitoren miqve, të drejtuar nga Latif Gjondeda. Loja ka qenë e ekuilibruar, por vlonjatët u treguan më të saktë përpara porte dhe triumfuan.
Armand Nezha

Në Peqin s’ka fitues
SHKUMBINI – ALBPETROLI 2-2
GOLAT: Lluca 9′, 49’/ Asimetaj 33′, Saliaj 69′
SHKUMBINI: Zeka, Kosta, Ballhysa, Qejvani, Gjevori, Kuqi, Sulkja, Tafa, Fadili, Lluca, Jashari. (U aktivizuan: Kateshi, Gjini, Lluca). Trajner: D.Balliu
ALBPETROLI: Gjikonaj, Lapshi, Fasko, Mici, Zyka, Ferko, Hoxha, Asimetaj, Hyka, Mehmeti, Saliaj. (U aktivizuan: Facaj, Prifti, Zaçja). Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Kume, K.Bodurri (Elbasan)

Paratërintjë peqinas nuk kanë arritur dot të fitojnë përballë Albpetrolit, pavarësisht se kanë kaluar dy herë në avantazh. Në fillim shënoi Lluca, por miqtë barazuan me Asimetajn. Në pjesën e dytë, sulmuesi Lluca kaloi sërish peqinasit në epërsi por patosarakët barazuan rezultatin me Saliajn në minutën e 69-të. Portieri i Shkumbinit gaboi në të dy rastet e pësimit të golave.
Fatmir Ahmeti

Lezhjanët i falen Lukës
BESËLIDHJA- BURRELI 2-0
GOLAT: Luka 43′, 78′
BESËLIDHJA: Lesi, I.Kaçaçi, Kasneci, Gazulli, Malaj, Shyti, F.Kaçaçi, Gega, Marku, Luka, Lusha. (U aktivizuan: E.Hila, J.Hila, E.Prendi). Trajner: O.Gjurashi
BURRELI: Koca, Beqiri, Cevani, Stafhasani, Milkurti, Boça, Gjonaj, Canameti, Dervishi, Tanushi, Hasa. (U aktivizuan: Balliu, Brahasani, E.Tusha, Muharremi, Aliu, S.Tusha). Trajner: B.Beqiri GJYQTARË: E.Muça (Lezhë), E.Çuni, K.Nikolli (Laç)
KARTONË TË VERDHË: Gega, E.Hila/ Boça

Besëlidhja ka mposhtur me rezultatin e pastër 2- 0 Burrelin. Në 15 minutat e para loja ishte e barabartë. Më pas, kontrollin e topit e marrin në zotërim miqtë matjanë, që rrezikojnë me Canameti. Fraksioni i dytë u kontrollua nga vendësit, që arritën të shënonin me anë të Lukës. Ishte sërish ky i fundit që shënoi në minutën e 78-të, duke vulosur fitoren me rezultatin 2-0.
Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"