U-17: Arratiset” Shkëndija e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2014 | 15:10

U-17: Arratiset” Shkëndija e Tiranës

Poker i kryesuesve
SHKËNDIJAETIRANËS- SKËNDERBEU 4-1
GOLAT: A.Harruni 6′, Moqi 22′, Osmanollaj 30′, Mici 67’/ Gjançi 51′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri (Papa 71′), Gjergji (Gjeçi 67′), Domgjoni, Kastrati, Ropi (M.Harruni 51′), Nika, Moqi, A.Harruni (Goleci 51′), Kaçupaj, Osmanollaj, Mici (Bali 71′); Trajner: K.Sterjo
SKËNDERBEU: Dramolli (Braçe 75′), Lika, Qeleshi, Henko, Fejzolli (Isa 53′), Zyber (Tona 41′), Make (Foto 41′), Gjergo, Kote, Gjançi, Osmani (Kita 72′). Trajner: G.Liçi
GJYQTARË: J.Podgorica, A.Mehmetaj, B.Dragusha (Shkodër)

Shkëndija e Tiranës ka shkatërruar ekipin korçar në 30 minuta. Kryesuesit e kampionatit të paratërinjve, duke përfituar edhe nga hapi fals i rivalëve, kanë thelluar diferencën në +9 pikë pas fitores 4-1 kundër Skënderbeut. Në ndeshjen me korçarët Shkëndija ka shënuar 3 gola njëri pas tjetrit me A.Harrunin, Moqin dhe Osmanollajn, ndërsa ai që ka vulosur fitoren ka qenë Mici.
Abdulla Dushku

Rikthehet Vllaznia
VLLAZNIA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 3-0
GOLAT: Hebaj 20′, 64′, Pusi 80′
VLLAZNIA: Vjerdha, Kola, Frangaj, Kukaj, Balaj, Alla, Rajçeviç, Hoxha, Dema, Hebaj, Blinishta. (U aktivizuan: Pusi, Bruçi, Hysenaj, Hoti). Trajner: A.Hasani
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Shala, Cërriku, Xhakolli, Mustafaj, Uka, Frroku, Kutrolli, Cane, Ajdini, Shytermja. Trajner: E.Furrxhi
GJYQTARË: K.Shkurta, Xh.Mani (Tiranë), A.Stolaj (Shkodër)

Vllaznia ka fituar pastër ndaj Shkëndijës së Durrësit, duke iu rikthyer suksesit në kampionat. Ekipi shkodran ka dominuar takimin që në start. Në minutën e 20-të Hebaj i ka kaluar në avantazh shkodranët pas një veprimi mjaft të bukur. Në pjesën e dytë mesfushori Hebaj realizoi sërish. Mirëpo, për të mbyllur takimin ka menduar Pusi, i cili ka shënuar një gol të bukur.
Admir Uruçi

Sula shpëton Besën
BESA – TIRANA 1-1
GOLAT: Sula 80+1’/ Halili 71′ (11-m)
BESA: Dajsinani, Uku, Shaba, Brahimaj, Sula, Merhori, Dekiu, Metolli, Hoxha, Çela, Bizhdili. (U aktivizuan: Deliu, Berberi, Habili, Basha, Cara). Trajner: I.Duro
TIRANA: Dallashi, Nuriu, Tole, Dema, Kuka, Kolldashi, Prendi, Halili, Morina, Doka, Joti. (U aktivizuan: Bushi, Prendi, Punavija). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: A.Zdrava, E.Sinanaj, E.Kume (Elbasan)

Besa dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë. Ka qenë një lojë mjaft e bukur, me raste e aksione në të dyja portat. Pjesa e parë, me gjithë rastet e shumta, u mbyll me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë ekipet kërkuan fitoren, teksa Tirana kaloi në avantazh pas një penalltie të kontestuar, që e ktheu në gol Halili. Gjithsesi, në limitin e ndeshjes Sula ka barazuar pas një goli fantastik.
Feriz Ferizaj

Apolonia e bën sefte
APOLONIA – PARTIZANI 0-0
GOLAT: S’ka
APOLONIA: Bala, Velo, Naçi, Çela, Memetaj, Mehmeti, Sulaj, Troka, Zeqo, Agalliu, Berisha. (U aktivizuan: Hënza, Hysi, Berisha). Trajner: O.Çuko
PARTIZANI: Selmanio, Rami, Myftari, Hasanaj, Ngjela, Bajrami, Gjuzi, Hoxha, Lika, Mersini, Çema. (U aktivizuan: Cara, Halili). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: A.Stefi, E.Pulaj, T.Kasa (Vlorë)

Apolonia ka marrë pikën e parë në këtë kampionat, madje ndaj një kundërshtari të vështirë si Partizani. Fierakët kanë qenë më kërkues në lojën e tyre, duke sulmuar më shumë se kundërshtari, por kjo nuk ka mjaftuar për të sigluar fitoren. Nga ana tjetër, Partizani jo vetëm është mbrojtur mirë, por edhe ka kundërsulmuar rrezikshëm. Gjithsesi, në fund gjithçka është mbyllur në barazim.
Mikel Mbriçaj

Teuta, vetëm barazim
TEUTA – FLAMURTARI 0-0
GOLAT: S’ka
TEUTA: Vata, Lika, Hajdini, Seferi, Mitralozi, Hoxha, Ndraxhi, Vila (Liça 65′), Hyka, Trimi (Kovaçi 55′), Mara (Domi 41′). Trajner: G.Begeja
FLAMURTARI: Sali, Shkurti, Hajdini, Myslimi, Dule, Deliaj, Shehu, Sino, Selami (Razaj 42′), Beqaj, Zoto (Muça 57′). Trajner: G.Mezani
GJYQTARË: K.Barjamaj, E.Zeqaj, D.Tomorri (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Mara/ Hajdini

Ka përfunduar pa gola sfida mes paratërinjve të Teutës dhe Flamurtarit. Starti agresiv i të dy ekipeve zbehet me kalimin e minutave, duke bërë që pjesa e parë të mos ketë shumë histori. Në të dytën vendësit i shtojnë vizitat në zonën vlonjate, por pa mundur të gjejnë golin. Nga ana tjetër, edhe Flamurtari zbret rrezikshëm me kundërsulme të shpejta, por asgjë nuk ndryshon.
Roland Gjini 

Dinamo gjen fitoren
DINAMO – POGRADECI 2-1
GOLAT: Qato 22′, Nazari 45’/ Tota 60′
DINAMO: Xhafaj, Bala, Memushi, Sina, Muraku, Xhepa, Qato, Abazaj, Dreni, Simo, Marinaj. (U aktivizuan: Lutaj, Nazari, Qose, Sterkaj). Trajner: Xh.Lloshi
POGRADECI: Sulollari, Molla, Çollaku, Yzellari, Hajrulla, Manellari, Kozmallari, Selko, Tota, Laraku, Zeka. (U aktivizuan: Dervishi, Demiri, Shukulli). Trajner: F.Fetollari
GJYQTARË: Sh.Faja, J.Gjata, A.Stojku (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Sina, Nazari/ Yzellari

Blutë gjejnë fitoren përballë Pogradecit, teksa këtë herë bindin edhe me lojë. Kapiteni Qato shënoi golin e parë për dinamovitët pas një goditjeje dënimi, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë Nazari realizon dhe golin tjetër për blutë. Për miqtë rihap takimin Tota, i cili shënon një gol të bukur nga distanca. Blutë tentojnë të thellojnë shifrat, por sfida mbyllet 2-1.
Erjon Hamitaj

Olimpiku bën surprizën
ELBASANI – OLIMPIKU 1-2
GOLAT: Bullari 3’/ Basha 11′ (11-m), Aliu 76′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Hidri, Veli, Stojku, Bullari, Panganika, Çela, Shabani. (U aktivizuan: Peqini, Avdyli); Trajner: S.Dalipi
OLIMPIKU: Bushi, Gazheli, Gjalpi, Omeri, Spahiu, Basha, Bardhi, Sefa, Lekgegaj, Aliu, Mersini. (U aktivizuan: Metaj, Gjinaj, Lajthia). Trajner: Sh.Berberi
GJYQTARË: J.Metani, L.Koçi, A.Vila (Durrës)
KARTON I KUQ: Panganika 72′

Paratërinjtë e Elbasanit janë mundur në shtëpi nga Olimpiku me rezultatin 2-1. Djemtë e Dalipit nuk e ruajtën dot avantazhin e minutës së 3-të, ku ishte Bullari ai që shënoi. Barazimi do të vinte shumë shpejt, tetë minuta më pas, teksa me anë të një 11-metërsh Basha do çonte gjithçka në 1- 1. Goli i fitores për Olimpikun do të shënohej nga Aliu në minutën e 76-të.
Vladimir Mema

Shkëndija B. nuk fal
SHKËNDIJA B. E TIRANËS – SKAMPINI 2-0
GOLAT: Xhixha 4′, Mala 60′
SHKËNDIJA B. E TIRANËS: Gjonaj, Vathi, Therçaj, Lamaj, Xhaferraj (Zenelaj 77′), Luga (Çomo 61′), Haxhiu, Shehu (Mala 41′), Morina, Kratellari, Xhixha (Bushati 41′). Trajner: Sh.Kumbarçja
SKAMPINI: Qosja, Haxhia, Halili, Sharra, Bajrami (Tatoshi 76′), Hoxholli, Dyrmishi, Marrashi (Filja 52′), Balla, Çopja, Xhafa. Trajner: A.Skënderi
GJYQTARË: R.Zeneli, S.Met-Hoxha, F.Greca (Lushnja)

Shkëndija B. e Tiranës, edhe pse ka fituar ndaj Skampinit, nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Sulmuesit Kratellari, Xhixha e Morina kanë humbur mjaft raste shënimi, gjë që do ta bënte fitoren edhe më të thellë. Gjithsesi, duhet vlerësuar edhe loja e bukur e miqve elbasanas, që nuk u kanë lënë hapësira talenteve të shkollës së mjeshtërisë. Golat për vendësit u shënuan nga Xhixha dhe Mala.
Abdulla Dushku

Vlora likuidon Tomorin
VLORA – TOMORI 4-1
GOLAT: Veizi 22′, Qarri 28′, Tahiri 30′, Telushi 69’/ Dobra 11′
VLORA: Nuraj, Mataj, Dervishi, Matodashaj, Tushe, Malaj, Velaj, Veizi, Qarri, Mataj, Skënderaj. (U aktivizuan: Lazaj, Veraj, Aliaj, Hajrulla, Telushi). Trajner: L.Gjondeda
TOMORI: Çela, Karanis, Sherifi, Xherimeja, Myrtaj, Dragoti, Papa, Adinaj, Shinko, Dobra, Ramadani. (U aktivizuan: Hoxha, Shulla). Trajner: S.Dule
GJYQTARË: Q.Ruçi, A.Balla, D.Zaho (Sarandë)

Vlonjatët kanë shkëlqyer në ndeshjen e parë të fazës dytë, duke mposhtur 4-1 Tomorin. Janë miqtë ata që e nisin mirë lojën, duka kaluar të parët në avantazh. Por, gëzimi i beratasve do zgjaste fare pak, pasi vlonjatët përmbysnin rezultatin, duke realizuar tre gola me Veizin, Qarrin dhe Tahirin. Afër fundit është Telushi, i cili vulos fitoren e merituar të vlonjatëve.
Altin Pavllo

Bindin shkodranët
BESËLIDHJA – VLLAZNIMI 0-1
GOLAT: Dibra 62′
BESËLIDHJA: Lesi, Kasneci, Kaçaçi, Malaj, Lusha, Nikolli, Gazulli, Luka, A.Marku, A.Gega, E.Prendi. (U aktivizuan: E.Hila, Shyti, F.Kaçaçi, J.Hila, G.Gega). Trajner: O.Gjurashi
VLLAZNIMI: Hila, G.Kraja, Ura, Lugjaj, Gerdani, Kakini, S.Kraja, Smakaj, Malësia, Dibra, Gogla. (U aktivizuan: Piroviç, Dini, Malishta, Bajraku, Syjavej). Trajner: A.Xhahysa
GJYQTARË: K.Prenga, E.Çuni, V.Nikolli (Laç)
KARTONË TË VERDHË: Gerdani 68′, Malishta 80′
KARTON I KUQ: A.Gega 32′

Besëlidhja ka humbur në shtëpi ndaj Vllaznimit, edhe pse ka arritur të dominojë lojën. Që në fillim vendësit ishin më superiorë, madje Lusha goditi shtyllën. Fraksioni i dytë është kontrolluar më shumë nga miqtë shkodranë, të cilët realizuan me Dibrën në minutën e 62-të. Më pas lezhjanët kërkojnë të barazojnë, por pavarësisht përpjekjeve nuk ia arrijnë.
Preng Gjikola

KUKËSI – LAÇI 0-0
GOLAT: S’ka
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Gerbeshi, Adili, Duraku (Gërmizi 49′), Demhasa (Jonuzi 67′), Domi, Haxhiu, Cena (Elezi 70′), Halili, Tejeci. Trajner: A.Bela
LAÇI: Haxhiu, Balozi, Lika, Yzeiraj, Bushpepa, Mërdhoqi (Përgjoka 8′), Jushi, Gjoni (Sefgjini 50′), Stojani, Kashnjeti, Doçi; Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: E.Muça, A.Bici, E.Bajrami (Lezhë)
KARTONË TË VERDHË: Kashnjeti 51′, Mërdhoqi 55′
KARTON I KUQ: Lika 77′
Jonuz Hallaçi

BURRELI – KASTRIOTI 2-1
GOLAT: Stafasani 14′, 59’/ Kullaj 10
BURRELI: Koca, Dervishi, Milkurti (Gjoni 41′), Stafasani, Pasha, Boça, Canameti (Tusha 65′), Beqiri, Cevani (Brahasani 74′), Tanushi, Aliu (Balliu 67′). Trajner: V.Gjoni
KASTRIOTI: Lika (Doku 33′), B.Dollaku, Merlika, Kau, Kuka, L.Dollaku (Tafa 68′), Kullaj, Xhafaj (Ruçi 50′), Balla, Bakiu (Guni 77′), Caca. Trajner: A.Kuka
GJYQTARË: B.Dragusha, J.Podgorica, D.Germusha (Shkodër)
KARTON I VERDHË: Kau 26′
Dritan Kurti

U-17 “Arratiset” Shkëndija e Tiranës

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"