Turpërimi me Romën rezulton fatal, futbollistët e Kombëtares A mbeten pa trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 14:52

Turpërimi me Romën rezulton fatal, futbollistët e Kombëtares A mbeten pa trajner

Empoli u mund nga Roma me rezultatin 7-0 këtë javë në Serinë A italiane dhe kjo humbje ka bërë që klubi të shkarkojë trajnerin Paolo Zaneti. Prej javësh, Empoli ka zhgënjyer në kampionat dhe këto rezultate kanë bërë që klubi të marrë vendim për të ardhmen e Zanetit.

EMPOLI, ITALY - SEPTEMBER 12: Paolo Zanetti manager of Empoli FC looks on during the Serie A match between Empoli FC and AS Roma at Stadio Carlo Castellani on September 12, 2022 in Empoli, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Me anë të një komunikate për shtyp, klubi ka njoftuar largimin e trajnerit së bashkuy me pjesën tjetër të stafit teknik dhe trajneri i ri ende nuk është emëruar. Megjithatë mediat italiane raportojnë se në krye të stolit do të jetë Aurelio Andreazoli.

Kështu, Ismajli, Berisha dhe Shpendi duhet të presin për emrin e trajnerit të ri dhe të nisin nga puna për vazhdimin e kampionatit.

“Klubi i futbollit Empoli njofton se ka liruar Paolo Zanetin dhe bashkëpunëtorët e tij Alberto Bertolini, Nicola Beati dhe Fabio Trentin nga roli i menaxherit teknik të ekipit të parë.

Falënderimet më të përzemërta dhe të sinqerta shkojnë për Zanetin, protagonist i rrugëtimit që na çoi drejt shpëtimit sezonin e kaluar. Në të njëjtën kohë, Empoli i uron trajnerit dhe bashkëpunëtorëve të tij fat të mirë për të ardhmen e tyre sportive dhe profesionale”, shkruhej në komunikatën e klubit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"