Turneu i bamirësisë/ Italia e De Biazit mposht Greqinë në finale dhe fiton trofeun (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 22:35

Turneu i bamirësisë/ Italia e De Biazit mposht Greqinë në finale dhe fiton trofeun (VIDEO)

Itali-Greqi ishte finalja e turneut të bamirësisë të organizuar nga Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë, ku të gjitha të ardhurat e grumbulluara do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti i muajit nëntor, që shkaktoi 51 viktima.

bandicam 2020-01-10 20-31-08-410

Kujtojmë që italianët eliminuan Shqipërinë në përballjen e parë. Koha e rregullt prej 35 minuta përfundoi në barazim 1-1, falë golave të Espozitos dhe Bogdanit, ndërkohë që Italia u tregua më e saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shkuar në finale. Në përballjen e dytë, Greqia mposhti Turqinë, me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga kapiteni Karagunis me 11-metërsh.

bandicam 2020-01-10 20-32-41-573

Skuadra e drejtuar nga ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, triumfoi në finale me rezultatin 1-0, falë një autogoli të realizuar në minutën e 23-të, duke fituar kështu trofeun e turneut të bamirësisë!

FT: ITALI-GREQI 1-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon sfida! Italia është fituese e trofeut të bamirësisë! 

23′ Autogol i grekëve. Zakardo kroson nga e djathta, mbrojtësi nuk merret vesh me portierin dhe vjen goli i parë i sfidë.

15′ Rast ideal për Italinë me Karbonen, pas një aksioni fantastik mes tij dhe Zakardos, por Karbone gabon në momentin e fundit.

4′ Grekët më kërkues në minutat e para, teksa ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Kimentit. 

1′ Ka startuar finalja e turneut të bamirësisë. Sfida gjykohet nga një treshe gjyqtaresh femra me kryesore Emanuela Rustën!

bandicam 2020-01-10 19-57-21-591

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"