Turneu i bamirësisë/ Goli i Karagunis, Greqia mposht Turqinë dhe shkon në finale (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 19:51

Turneu i bamirësisë/ Goli i Karagunis, Greqia mposht Turqinë dhe shkon në finale (VIDEO)

Turqi-Greqi ishte sfida e dytë e turneut miqësor të bamirësisë, pas asaj mes Shqipërisë dhe Italisë, ku triumfuan italianët me 11-metërsha.

bandicam 2020-01-10 19-18-22-575

Grekët triumfuan me rezultatin 1-0 falë golit të realizuar nga kapiteni Karagunis me 11-metërsh,

bandicam 2020-01-10 19-36-39-669

Nuk munguan momentet pikante në këtë përballje. Sa i përket formacioneve, Turqia ka dy futbollistë më numrin 99, teksa nuk ka asnjë futbollist në stolin e rezervave. Nga ana tjetër, grekët kanë një formacion më të plotë, me 5 lojtarë në stol.

FT| GREQI-TURQI 1-0

Karagunis 32′ (p)

KOMENTI LIVE: 

36′ Një tjetër mundësi shënimi për Turqinë me Karan, por gjuajtja me kokë ndalet nga portieri.

35′ Goditje dënimi për Turqinë, provon Sanli, por topi shkon në duart e portierit.

34′ Pranë golit të dytë Greqia, Karagunis humbet një rast të artë!

32′ GOOOL GREQIA 1-0/ Karagunis realizon nga pika e bardhë e penalltisë! 

31′ Penallti për Greqinë! E fiton sulmuesi me numrin 9 Papadopulos, pas ndërhyrjes së gabuar të Mehmet Aurelios.

25′ Përballje tepër e fortë, grekët shfaqen disi më kërkues, gjithsesi mungon goli në “Air Albania”.

17′ Goditje dënimi për Greqinë, provon Ivan Rusev, por topi devijohet nga muri në goditje këndi!

11’ Tjetër mundësi shënimi për Greqinë, por fantastik portieri i Turqisë, i cili ndal 2 tentativa të grekërve.

10’ Kundërpërgjigjet Greqia me Rusev, i cili provon me një gjuajtje brenda zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

7’ Pranë golit Turqia me Hasan Kapze, i cili provon me kokë nga brenda zonës, pas një harkimi nga e majta, por topi shkon jashtë kuadratit.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

Turqia: Kulbilge, Korkmaz, Haspolatik, Ashik, Atalai, Kabze, Aurelio, Jilman, Shanli, Karan, Arslan.

Greqia: Katerianakis, Kotsios, Vokolos, Skopelitis, Papadopulos, Karagunis, Kostas, Katsiaros, Ivan, Krisafis, Gekas

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"