Turbina harron eliminimin nga Kupa, Bejzade “presion” Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 21:22

Turbina harron eliminimin nga Kupa, Bejzade “presion” Pogradecit

Turbina largohet pa pengje nga Kupa e Shqipërisë, pasi ia bëri “malore” Egnatias. Tani e kanë kthyer fokusin te kampionati, ku do matin forcat me Pogradecin.

bejzade

I presin në shtëpi dhe synimi është fitorja. Mesfushori Abiel Bejzade beson se kthesa e madhe do të vijë të dielën. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, 19-vjeçari thotë:

“Bëmë një lojë të shkëlqyer me Egnatian, duke pasur edhe disa raste të pastra shënimi. Këto nuk i shfrytëzuam si duhet dhe pësuam një gol në fund. Nuk e meritonim eliminimin, megjithatë na la shije të mirë ky kompeticion, edhe pse zgjati pak.

Të dielën presim në fushën tonë Pogradecin dhe objektiv të vetëm kemi fitoren. Nuk duhet t’i diskutojmë tri pikët, pasi na duhen shumë në këto momente. Kemi tri humbje dhe një fitore në katër javët e para në kampionat, ndaj nuk kemi zgjidhje tjetër. Jemi më në formë se kurrë dhe do t’i mposhtim liqenorët”.

MARIGLEN MIRAKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"