Turam alarmon Interin, ja sa pritet të mungojë francezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2024 | 14:50

Turam alarmon Interin, ja sa pritet të mungojë francezi

Ende asgjë zyrtare, por thjesht një parashikim. Një nga notat më negative të mbrëmjes së Interit kundër Atletikos së Madridit ishte dëmtimi i Turam, një kontrakturë në aduktorin e djathtë.

hkjlh

Një problem që e ka pasur dhe iu riaktivizua gjatë mbrëmjes së Champions-it kur tentoi portën e Jan Oblak. Një dëmtim i tillë kërkon të paktën 1 javë pushim, çka do të thotë se Turam mund të ketë humbur ndeshjet kundër Leçes dhe atë të prapambeturën me Atalantën që do të luhet të mërkurën në mbrëmje.

Mirëpo, vetëm rezonanca magnetike do ta tregojë më së miri shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit. Ndoshta në pikëpyetje do të jetë edhe ndeshja me Xhenoan, e cila pritet të luhet më 4 mars. Ai do të bëjë gjithçka për të qenë gati për duelin kundër Bolonjës që i paraprin sfidës së kthimit kundër Atletikos.

Turam ishte duke kaluar një moment shumë pozitiv, ndërsa tani peshën në sulm duhet ta mbajnë 3 lojtarët, Lautaro, Arnautoviç dhe Sançez. Trajneri Inzagi mund të provojë në repartin e avancuar edhe një mesfushor. E ka bërë në të kaluarën me Mkitarian pas shpinës së sulmuesit, por edhe Klasen mund të luajë në atë rol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"