Tuhel refuzon klubin e njohur anglez, trajneri gjerman merr vendimin që nuk e priste askush

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2024 | 20:21

Tuhel refuzon klubin e njohur anglez, trajneri gjerman merr vendimin që nuk e priste askush

Tomas Tuhel ka vendosur që gjatë sezonit të ardhshëm të qëndrojë pushim dhe të mos pranojë oferta të tjera. Lajmi është bërë i ditur sot nga eksperti i merkatos, Fabricio Romano, i cili ka theksuar se ky ishte vendimi që trajneri gjerman ka marrë pas bisedimeve me një nga klubet e mëdha europiane që ishin të gatshme t’i besonin bankinën.

tuhel

Gjatë ditëve të kaluara, Tuhel ishte takuar me drejtuesit më të lartë të Mançester Junajtid, të cilët kërkonin të dinin nëse ishte i gatshëm të merrte drejtimin e skuadrës së tyre ku po planifikojnë të shkarkojnë Erik Ten Hag.

Megjithatë, përgjigja që ai u ka dhënë sot drejtuesve të klubit anglez, është se do të qëndrojë të paktën një vit pushim pas një periudhe të ngjeshur të kaluar mes klubeve të ndryshme në elitën e futbollit europian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"