Tuhel, objektivi është historia/ Nga Çajkovski te Julian Nagelsman, ja “arkitektët” e Bajern Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 20:49

Tuhel, objektivi është historia/ Nga Çajkovski te Julian Nagelsman, ja “arkitektët” e Bajern Mynihut

Shkarkimi rrufe i Julian Nagelsman nga pankina e Bajernit bëri të kuptosh se pavarësisht prezencës në të tria frontet, qoftë edhe një ndalesë e vogël, të bën dalje nga rekordmenët gjermanë. Shpenzimet kolosale të Bajernit në merkato kanë ndikuar drejtpërdrejtë në pretendimet e këtyre të fundit me misionin madhor, triumfin në Ligën e Kampioneve.

zqzt9b3nc17oo7c4l7b9

Panorama në fjalë i qëndron përshtat edhe nënshkrimit me Tomas Tuhel, i cili e ka shijuar një sukses të tillë më Çelsin në vitin 2021. Trajneri 49-vjeçar e nisi vrullshëm seancën e parë përgatitore përgjatë së martës, aty ku afrimiteti me lojtarë të caktuar si Myler apo Sane tërhoqi vëmendjen e mediave. Ish-tekniku i Dortmundit shikohet me entuziazëm edhe nga legjendat gjermane se mund të diktojë sukseset e bavarezëve nga tani e në vazhdim, e ku fatet e sezonit kanë kapur momentin delikat rreth pretendimeve të tyre, tripletën.

Borusia Dortmund ditën e shtunë dhe Mançester Siti më pas janë esenca e “testit të vërtetë”. Më poshtë po ju prezantojmë rrugëtimin e “timonierëve” që ngritën emrin e klubit dhe ata të cilët morën nuancat e të panjohurit përgjatë vazhdimësisë prej vitit 1963.

NGRITJA-Zlatko Çajkovski ngjiti gjigantët nga Mynihu në Bundesligë, kthesa në krijimin e një “tanku” të vërtetë suksesesh, ndonëse mes uljengritjesh. Në etapën e teknikut kroat, Bajerni siguroi tre trofe. Pasuesi Zebçnuk do të linte ndonjë gjurmë të thellë në memoriet e tifozët bavarezë. “Epoka” e Udo Latek mund të konsiderohet me të drejtë ndër më të artat, e përkthyer me 10 tituj.

RËNIA- Fillimi i viteve ‘80 e uli tempin e rekordmenëve, aq sa do nënshtroheshin jo vetëm në Europë, por edhe Gjermani. Jup Hajnkes mes 4 sezonesh të ndryshme e “gatoi” mjeshtërisht formulën e suksesit, megjithëse në situata trazicionesh. 9 është numri i kupave të ngritura nga futbollistët bavarezë me në krye Hainkes, ndër me të vlerësuarit. Franc Bekenbauer dhe Trapatoni nuk do t’i mungonin listës, pavarësisht se pesha e tyre mbeti mirazh në spektrin e sukseseve.

RINGRITJA-Fundi i viteve ‘90 mbarti me vete një gjeni në krye të Bajernit, fjala është për Otmar Hicfeld. Plot 14 trofe fituan “diktatorët” e Bundesligës, si askush tjetër në historinë e tyre në pozitën e teknikut. Prezantimi i Van Galit u ngjiz fort në ndërtimin e sistemit modern për kohën 4-2-3-1, ndonëse vetëm kaq, sepse lavdia përtej kufijve nuk llogaritej.

Guardiola zbarkoi me pretendime të mëdha në verën e 2013-ës, e cila rezultoi si e tillë vetëm në letër, nëse i referohemi Championsit. Në trofetë brenda vendit Pep nuk e pati të vështirë sigurimin e 7 kupave në harkun kohor të 3 viteve. “Premtimin” e Guardiolës e ktheu në fakt një i panjohur si Hansi Flik përgjatë sezonit 2020, i cili plotësoi edhe tripletën e fundit në kampin e klubit nga Mynihu.

RROTACIONI-Julian Nagelsman mori në dorëzim brezin e artë, me qëllim ruajtjen e supermacisë ndaj kujtdo. 24 marsi rezultoi dita fatale rreth 35- vjeçarit, shkarkim surprizues.

TRAJNERET E BAJERNIT

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"