Tronditet Milani, titullari i mbrojtjes humbet sfidat kundër Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 9:15

Tronditet Milani, titullari i mbrojtjes humbet sfidat kundër Napolit

Lajme të këqija për Milanin. Mëngjesin e së hënës klubi kuqezi informoi se Pierr Kalulu u është nënshtruar testeve të kontrollit, të cilat evidentuan një dëmtim të muskulit soleus të pulpës së djathtë. Një ekzaminim i ri do të kryhet brenda një jave.

KALULU

E përkthyer ndryshe: për mbrojtësin transalpin, i cili u dëmtua ditët e fundit ndërsa ishte në grumbullim me Francën U-21, parashikohet një pushim prej të paktën njëzet ditësh (lëndimet në pulpë fshehin gjithnjë gracka dhe kërkojnë kujdes maksimal në procesin e rikuperimit).

Prandaj mungesa në stadiumin “Maradona” kur të rinisë kampionati me ndeshjen jashtë fushe kundër Napolit më 2 prill është i sigurt, duke përjashtuar edhe rikuperimin për ndeshjen e radhës, sërish në Serinë A, kundër Empolit më 7 prill.

Prania e tij në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve kundër Napolit më 12 prill është gjithashtu e vështirë, në mos e pamundur.

Në këtë mënyrë, Pioli po konsideron kthimin e mbrojtjes me katër vetë, ndërsa humbja e Kalulut në këtë moment të sezonit është një problem jo i vogël që i shtohet teknikut të kampionëve të Italisë: sepse 22-vjeçari ishte i vetmi futbollist i aktivizuar në të 37-ta ndeshjet sezonale të kuqezinjve (duke llogaritur sigurisht të gjitha kompeticionet).

Ndaj Napolit në kampionat të dielën pritet të aktivizohet një mes Çaut dhe Kjaerit përkrah Tomorit në dyshen e qendrës, me Kalabrian në të djathtë dhe Teo Hernandezin në korsinë tjetër.

Një shpresë e vogël është që mbrojtësi francez të mund të rikthehet në dispozicion të Milanit për ndeshjen pasardhëse kundër të kaltërve, 10 ditë më vonë në Kupë.

Ndërkohë që vijojnë të priten lajme edhe për gjendjen e Zlatan Ibrahimoviçit. Edhe sulmuesin suedez e ndoqën problemet fizike në grumbullimin me kombëtaren, por buletini aktual për veteranin e sulmit është se nuk ka ndonjë problem serioz fizik.

milan

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"