Tronditëse/ Persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Nejmar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 23:36

Tronditëse/ Persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Nejmar

Një lajm shokues vjen nga Brazili. Prindërit e të dashurës së Nejmar, Bruna Biankardi, u lidhën dhe u grabitën në një tentativë për rrëmbimin e vajzës së saj të porsalindur në Sao Paulo. 

2

Mediat braziliane bëjnë me dije se rezidenca Biankardi, e vendosur në komunën e Kotias, u sulmua nga një bandë kriminale të martën. 

Gazeta R7 raporton se të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin të armatosur, po kërkonin Biankiardin dhe vajzën e çiftit, Mavie. Asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja dhe as ylli i Brazilit, Nejmar. 

Prindërit e Bianciardit, megjithatë, ishin në vendngjarje kur të dyshuarit u futën në shtëpi. “R7” raporton se çifti ishte i lidhur në shtëpinë e tyre, por nuk mendohet të jetë lënduar nga sulmi. 

 1

Gjithashtu është zbuluar se një individ, aktualisht në paraburgim, është banor i të njëjtës godinë ku banonin prindërit e Brunës, duke u dhënë atyre akses për të organizuar sulmin. 

Nejmar, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni në gju , ende nuk ka komentuar mbi incidentin.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"