Trofetë e fituara nga Mançester Siti zbarkojnë në Tiranë, ja kur do të ekspozohen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2024 | 14:37

Trofetë e fituara nga Mançester Siti zbarkojnë në Tiranë, ja kur do të ekspozohen

Të gjithë trofetë e fituar nga Mançester Siti do të ekspozohen në 17 Prill në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) të Kryeministria, e më pas “Treble Tour” do të vazhdojë në sheshin Italia si dhe në stadiumin “Air Albania” në 18 Prill.

city-treble-trophie

Akademia që do të mbledhë ajkën e talenteve shqiptare ka njoftuar bashkëpunimin me City Football Group dhe kompleksi i ri, do të jetë i gjashti nën ombrellën e ekipit anglez.

Administratori i Dyrrah City Football Club, Gjergj Ndoci premtoi një eksperiencë të papërsëritshme për tifozët, me prezantimin e “Treble Tour”, trofeve ikonikë që kanë ngritur lart yjet e trajnerit Pep Guardiola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"