Triumfi ndaj Irlandës, Deshamp i jep kredite lojtarëve: Kjo është fitorja e grupit, jo e imja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 13:25

Triumfi ndaj Irlandës, Deshamp i jep kredite lojtarëve: Kjo është fitorja e grupit, jo e imja

Didië Deshamp duartroket futbollistët e tij për sakrificën e bërë në Irlandë, në transfertën ndoshta më të vështirë të grupit të tyre:

DESHAMP

“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, por nuk e prisnim edhe kaq. Ne jemi një skuadër teknike, e cila forcën tonë e kemi edhe kur luajmë në shpejtësi, por rivali nuk na lejoi që t’i shprehim asnjëherë ato.

Kështu që duke pasur pak mundësi dhe brenda një ndeshjeje ku mendoj se arbitri kurseu edhe disa kartonë për irlandezët, jam i lumtur që dolëm me tri pikët, jam i lumtur që Pavar më në fund po kupton se çfarë unë pretendoj prej tij. Benzhamë ka qenë dhe është një lojtar i rëndësishëm për ne francezët”, deklaroi trajneri transalpin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"