Triumfi me tre gola ndaj Gjibraltarit, reagon kapiteni i Holandës: Prisnim të fitonim 10-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 11:55

Triumfi me tre gola ndaj Gjibraltarit, reagon kapiteni i Holandës: Prisnim të fitonim 10-0

Holanda fiton, por analistët sërish morën në shënjestër portokallinjtë, pas sfidës me Gjibraltarin, ndonëse i këtij mendimi nuk është kapiteni i “tulipanëve”, Virxhil van Dajk:

 

holanda“E dimë që ndoshta dikush priste që të fitonim 10-0, por kush e mendon këtë më vjen keq, por… Sot nuk ka më skuadra modeste, me të cilat mund ta shndërrosh në miqësore, edhe pse ajo mund të quhet Gjibraltar. Shënuam 3 gola dhe po, mund të kishim bërë edhe ndonjë më shumë, por këto ndeshje nuk janë kurrë të lehta.

Kur ke një skuadër të tërë që të mbyllet në zonë edhe e vështirë që edhe me goditje nga distanca topi të shkojë drejt portës. Mbase mund të kishim bërë diçka më mirë në zotërim dhe shpërndarjen e lojës, por nuk kemi thënë që jemi skuadra perfekte dhe është normale që kemi ende punë për të bërë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"