Triumfi me përmbysje, befason trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: Gjykimi na masakroi, kam qenë me zemër në dorë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 14:00

Triumfi me përmbysje, befason trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë: Gjykimi na masakroi, kam qenë me zemër në dorë…

Trajneri i Vorës, Gerald Çani u kënaqet pikëve, por ka rezerva për gjykimin.

Vora-Maliqi

“Fituam, por gjithsesi kam qenë me zemër në dorë. Thuajse u bëra pesimist, sidomos kur pësuam golin e parë. U lumtë djemve të cilët luajtën me shpirt, pavarësisht gjykimit që na ka masakruar. Ata mundën ta përmbysnin rezultatin.

Cani

Dua t’ia ta bëj të qartë gjithkujt se Vora është dhe do mbetet surprizë e Kategorisë së Parë. Nuk diskutohet mbijetesa. Nëse dikush e quan të tillë, ta harrojë”, tha trajneri i Vorës.

ABDULLA DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"