Tripletë në ndeshjen e Kupës, mrekullia e talentit shqiptar nuk mjafton për të kualifikuar Lacion në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 23:45

Tripletë në ndeshjen e Kupës, mrekullia e talentit shqiptar nuk mjafton për të kualifikuar Lacion në finale

Flavio Sulejmani ka shkëlqyer në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë për moshën nën 19 vjeç përballë Torinos, por pa mundur që të arrijë finalen.

sulejmani

Takimi i parë u mbyll me rezultatin 1-3 për ekipin granada, por duket se ishte pikërisht 17-vjeçari shqiptar që tentoi të bënte mrekullinë për skuadrën e tij.

Sulejmani arriti të shënonte tre gola për të tentuar përmbysjen e madhe, me sfidën që shkoi në shtesë, por vetëm disa minuta përpara fundit, Torino realizoi golin e kualifikimit, duke eliminuar Lacion nga Kupa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"