Tribuna e mbushur me ushtarë, Spahiu revoltohet pas të kuqit. Njihuni me pikantet e Petrokub-Laçi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 22, 2022 | 17:12

Tribuna e mbushur me ushtarë, Spahiu revoltohet pas të kuqit. Njihuni me pikantet e Petrokub-Laçi

Laçi arriti të mbante një barazim mes vuajtjesh, për shkak edhe të inferioritetit numerik. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Shqipëri, ndërkohë nga takimi i djeshëm, ka pasur edhe disa momente pikante.

laci spahiu

* Përveç faktit që të dyja ekipet janë me ngjyra bardhezi, skuadra e Laçit, si udhëtuese është detyruar të luajë me uniforma ngjyrë blu.

* Një moment i veçantë i fokusuar nga regjia, ishte edhe mbështetja e një grupi ushtarak në shkallët e stadiumit, të cilët po brohorisnin për ekipin e tyre Petrokub.

bandicam 2022-07-21 20-24-56-938

* Mesfushori Sebastjan Spahiu, pas daljes nga fusha e lojës, pasi ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, në shenjë revolte nuk pranon që t’i japë dorën njërit prej lojtarëve moldavë, që shkoi aty afër tij dhe i zgjati dorën.

* Në fundin e takimit një fëmijë arrin të vrapojë dhe të hyjë në fushë për të kapur ndonjë fanellë të lojtarëve, por forcat e sigurisë e kapën menjëherë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"