Tri barazime radhazi, Partizanit i duhet “doktor”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 15:37

Tri barazime radhazi, Partizanit i duhet “doktor”

Megjithëse ia ka dalë shumë mirë dhe arriti të marrë 5 fitore radhazi, Arbër Abilaliaj nuk është ai trajneri me bagazhin e nevojshëm për të drejtuar një makinë aq të shpejtë sa Partizani.

FJHG

Siç vetë ai e ka treguar në intervistat e shkuara, ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë në krye të skuadrës derisa të dallohet që gjërat funksionojnë, por pas kësaj, ekipi do të ketë nevojë për një trajner.

Dhe duket se momenti erdhi, pasi Partizani po e ul shpejtësinë dhe ka nevojë për një trajner, që ka njohuritë, aftësitë, eksperiencën dhe CV-në e duhur për të kthyer ekipin te rezultatet që i përkasin një ekipi kampion. Me lëvizjet e fundit duket sikur drejtuesit e kanë kuptuar këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"