Tresa dhe Myrta, “asat” nën mëngë të Cungut te kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2024 | 9:50

Tresa dhe Myrta, “asat” nën mëngë të Cungut te kurbinasit

Laçi kërkon me çdo kusht shkëputjen nga vendi i tetë, që të çon në ndeshjen “play out” për rënien nga Kategoria Superiore.

LACI

Sot në 15:00 sfidon kryesuesit e Egnatias në një sfidë tejet të vështirë, por jo të pamundur për atë që ka treguar ky sezon. Bardhezinjtë janë një skuadër me djem të rinj, të cilët janë të etur të tregojnë veten sa herë futen në fushën e lojës, qoftë edhe pak minuta. Këtë fakt e vërtetojnë edhe statistikat.

Dy talentet, Ledio Tresa dhe Olsi Myrta janë zëvendësimet më të suksesshme në këtë sezon në Superiore. Të aktivizuar nga stoli, ata kanë shënuar nga 3 gola dhe kanë ndihmuar skuadrën e tyre për të marrë pikë të rëndësishme. Nga stoli kanë arritur të shënojnë edhe Sobouale, Kordeiro dhe Taleb.

Me 9 gola të shënuar si zëvendësues, lojtarët e Laçit mbajnë petkun si më produktivët nga stoli.

FDHFH

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"