“Treni” i fundit për Erzenin, shijakasve i’u ndalohet gabimi me Laçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 20:01

“Treni” i fundit për Erzenin, shijakasve i’u ndalohet gabimi me Laçin

Laçi është një rival direkt tashmë në luftën për mbijetesë dhe shijakasit e kanë të qartë se në përballjen e së shtunës vlejnë vetëm 3 pikët.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

Për Erzenin kjo ndeshje mund të konsiderohet me plot gojë “treni i fundit”. Situata është komplikuar shumë pas dy humbjeve të fundit me Partizanin de Teutën. Skuadrës që drejtohet nga trajneri Alfred Deliallisi i duhet medoemos fitorja ndaj Laçit për t’iu afruar këtij rivali në 1 pikë dhe për të shtuar shanset e një parakalimi të mundshëm në javët e ardhshme.

Shijakasit duhet të ngjitin të paktën një shkallë në renditje për të shmangur rënien direkt nga kategoria. Erzeni nuk ka mungesa kartonësh, ndërkohë pritet të rikthehet Sadiku nga dëmtimi.

E. DERVISHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"