“Tregoni bo*let”, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj lojtarëve pas eliminimit nga Roma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2024 | 23:39

“Tregoni bo*let”, tifozët e Milanit shpërthejnë ndaj lojtarëve pas eliminimit nga Roma

Eliminimi i Milanit nga Roma në raundin çerekfinal të Ligës së Europës, ka tërbuar tifozët kuqezinj që kishin udhëtuar drejt kryeqytetit për të përkrahur kuqezinjtë.

GLeiXYWW0AAaUCJ

Në fund të sfidës, ku Milani u mposht me rezultatin 2-1, ultrasit e “Curva Sud”, mblodhën lojtarët poshtë tribunës së tyre, ku me tone të ashtra iu kërkuan llogari futbollistëve, për këtë eliminim. “Tregoni bo*let”, ishte fraza që u dëgjua në kamera në ultrasit drejtuar lojtarëve. 

Kujtojmë që ditën e hënë Milani do të presë Interin, në derbin e Madoninës, ku mund të ndodhë edhe kurorëzimi i Interit si kampion i Serisë A, në rast triumfi. Kjo do të ishte një tjetër goditje e rëndë për kuqëzinjtë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"