Tre trajnerë në 33 javë kampionat, Tokiç një nga shkaqet e dështimit të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 12, 2018 | 22:24

Tre trajnerë në 33 javë kampionat, Tokiç një nga shkaqet e dështimit të Partizanit

Sezoni 2017-2018 mund të quhet edicioni më problematik i Partizanit pas kthimit në Superiore, ndonëse është viti ku presidenti Demi ka investuar më shumë.

partizani starova tomori dalipi

Deri tani janë zhvilluar 33 javë në kampionat dhe të kuqtë janë drejtuar nga tre trajnerë deri tani. Në 9 javët e para në krye të ekipit ishte Mark Iuliano, i cili ia la vendin Sulejman Starovës, që drejtoi në 14 ndeshjet në vijim. Ndërsa në 10 ndeshjet e fundit ekipi është drejtuar nga Klevis Dalipi.

Një nga shkaqet e dështimit të Partizanit në javët e fundit ka lidhje edhe me praninë e trajnerit Mario Tokiç në stadium në ndeshjen me Skënderbeun.

mario tokić

Kroati shikohet si trajneri i Partizanit të sezonit të ri dhe burime pranë Tokiç e kanë bërë fakt të kryer marrëveshjen mes palëve. Madje thuhet se ish-trajneri i Lokomotivës së Zagrebit ka kohë që po punon për skuadrën e edicionit të ri dhe në përfundim të kampionatit pritet që të shpalosë planin e tij te drejtuesit e klubit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"