Tre gola me kokë në të njëjtën ndeshje, ja kur ishte hera e fundit që Reali i pësonte
Reali i Madridit u mposht mbrëmjen e sotme ndaj Atletikos me rezultatit 3-1 në derbin e kryeqytetit spanjoll, duke pësuar kështu humbjen e parë në këtë sezon. Një fakt interesant është se të 3 golat e Atletikos së Simeones në derbin e sotëm u shënuan me kokë.
Kjo ishte hera e dytë në histori që Reali i Madridit pësonte 3 ose më shumë gola me kokë në të njëjtën ndeshje të La Ligës. Hera e parë ka qenë në sezonin 2003/04. Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Zhironës e zhvilluar në 18 mars të vitit 2018. Asokohe madrilenët triumfonin me rezultatin 6-3, ndërkohë që të 3 golat për skuadrën mike u shënuan me kokë.
3 – Real Madrid have conceded 3+ headed goals in a same LaLiga game for the second time since the 2003/04 season, after March 2018 v Girona (three headed goals conceded). Altitude. pic.twitter.com/6G6Jdjqh13
— OptaJose (@OptaJose) September 24, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"